Aktualitet

SHËNIM: U mendua për shtetin, por çfarë ndodh me privatin? Mijëra të rinj që punojnë si skllevër në sallat e call-cent

10 Mars 2020, 19:10 Nga DOSJA
SHËNIM: U mendua për shtetin, por çfarë ndodh me privatin?

TIRANË– Shqipëria tashmë është zyrtarisht në hartën e vendeve të shënuara me të kuqe, pas futjes së Covid-19 në vendin tonë. Që në momentin që u zyrtarizuan dy të prekurit e parë, kryeministri ka mbledhur qeverinë dhe ka prezantuar masat e ndërmarra për minimizimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

Për herë të fundit qeveria u mblodh sot në mesditë, dhe ajo që u vu re ishte ashpërsimi i masave të ndërmarra nga kryeministri. U lajmërua mbyllja e ambienteve që grumbullojnë njerëz, si klube, pub-e, palestra dhe disko. Rama u shpreh gjithashtu se lokalet dhe restorantet duhet të respektojnë një distancë të caktuar mes tavolinave, që për restorantet është dy metra, ndërsa për lokalet një metër.

Kryeministri njoftoi ndërprerjen e punës së administrative, të cilat tashmë do të operojnë on-line për të shmangur kontaktet fizike me njerëzit. Gjithashtu, pak ditë më parë u lajmërua edhe mbyllja e shkollave. Stafi mjekësor, infermierët, sanitarët dhe shoferët e ambulancave u shpërblyen por, deri  më tani nuk u tha asgjë për kompanitë private. Ç’do të bëhet me mijëra të rinj që me kufje në vesh sklavërohen në sallat e call-centerave, me fasoneritë, fabrikat? Edhe këto janë ambiente që grumbullojën njerëz, apo punonjësit e këtyre sektoreve janë imunë dhe nuk preken nga koronavirusi?

Dosja.al ka hulumtuar dhe ka raportuar atë që po ndodh me kompanitë e call-centerave. Një prej punonjësve, Irdi Ismaili është shprehur se të paktën, punonjësit e kompanisë AlbaCall vijojnë punën normalisht, ndonëse në Shqipëri deri më tani janë 10 persona të infektuar me koronavirus. Përmes një njoftimi në facebook, ai shkruan se u ka kërkuar informacion, lidhur me masat e marra për t’u mbrojtur nga koronavirusi, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga madje sipas tij, e kanë hequr edhe nga grupi në Whatsapp.

Lidhur me këtë çështje, ka reaguar edhe Sindikata e Solidaritetit, e cila iu thotë ndal fitimeve në kurriz të shëndetit të punëtorëve. Ndër të tjera, Sindikata në fjalë shkruan se në kushtet kur institucionet arsimore kanë ndërprerë mësimin me urdhër të institucioneve kompetente, është e drejtë që masa proporcionale të merren dhe në institucionet tregtare.

Pavarësisht këtyre reagimeve, ende nuk ka asnjë zë zyrtar në lidhje me masat e marra për këto kompani. Mbetemi në pritje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll