Aktualitet

Merr flakë garazhi i një pallati tek Fresku, banorët: Dëgjuam një shpërthim

10 Mars 2020, 17:55 Nga DOSJA
Merr flakë garazhi i një pallati tek Fresku, banorët:

TIRANË– Një garazh pallati është përfshirë nga flakët në zonën e Freskut në kryqytet. Mësohet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur tre zjarrfikëse, të cilat duken edhe në pamjet e publikuara nga Faxweb. 

Sipas të njëjtës medie, banorët pranë njësisë bashkiake të kësaj zone janë shprehur se fillimisht kanë dëgjuar një shpërthim dhe më pas kanë parë që garazhi kishte marrë flakë.

Fatmirësisht kjo ngjarje nuk ka patur njerëz të lënduar dhe vetëm dëme të vogla materiale. Zjarri po shuhet nga forcat përkatëse.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet merr flake garazhi tek fresku tirane merr flake garazhi tek fresku tirane

Sondazh

Poll