Aktualitet

“1.2 milion maksa të skaduara”/ Bardhi thirrje Olsian Çelës: Nis hetimin, provat e krimit janë të shpërndara në Shqip

10 Mars 2020, 18:41 Nga DOSJA
“1.2 milion maksa të skaduara”/ Bardhi thirrje Olsian

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka vijuar me denoncimin e tij në lidhje me maskat, për të cilat u shpreh edhe paraditen e sotme se janë të skaduara. Në një tjetër reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se janë 1.2 milionë maska në të gjithë Shqipërinë, të skaduara dhe provë krimi. Bardhi i bën thirrje Prokurorisë që të nisë hetimein në lidhje me këtë çështje. Sekretari i PD-së shkruan se uron që Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela të veprojë ndryshe nga Kryeministri, i cili sot sipas PD-së i mori mjekët dhe qytetarët për budallenj, duke ju thënë që produktet farmaceutike mund të përdoren edhe pas datës së tyre të skandencës.

 “I bëj thirrje Prokurorisë që të thyejë heshtjen e të bëjë detyrën e saj ligjore! Provat e krimit janë aty, plot 1 milion e 200 mijë maska të skaduara, të shpërndara në thyerje të ligjit në të gjithë spitalet dhe qendrat shëndetësore të Republikës së Shqipërisë. Uroj që Prokurori i Përgjithshëm të veprojë ndryshe nga Kryeministri, i cili sot i mori mjekët dhe qytetarët për budallenj, duke ju thënë që produktet farmaceutike mund të përdoren edhe pas datës së tyre të skandencës! Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu e dinë mirë që sipas ligjit maskat e skaduara konsiderohen mbetje spitalore, të kategorisë “mbetje farmaceutike” dhe që po sipas ligjit, nuk mund të përdoren, por duhet të asgjesohen! Për pasojë, shpërndarja e 1.2 milion maskave të skaduara që në vitin 2011 është krim! Ata që kanë urdhëruar mbulimin e datës së skadencës dhe kanë shpërndarë 1,2 milion maska të skaduara mjekëve dhe infermierëve, duhet të përgjigjen para ligjit! Sot është koha për të vepruar! Në këtë situatë, papërgjegjëshmëria është fatale!”– shkruan Bardhi.

Edhe paraditen e sotmesekretari i PD-së Gazmend Bardhi denoncoi se 1.2 milion maskat e shpërndara nga qeveria kishin skaduar që në vitin 2011 dhe i kishin shkaktuar alergji mjekëve që i kishin përdorur. Kryedemokrati Lulzim Basha, e cilësoi këtë një veprim kriminal nga ana e qeverisë dhe përgjegjësi duhej dënuar. Rama iu përgjigj nga mbledhja e qeverisë, duke e vendosur vetë një maskë të tillë. Basha iu kundërpërgjigj duke u shprehur se në këtë situatë në të cilën ndodhej Shqipëria, kreu i qeverisë nuk duhej të replikonte me opozitën por të merrte masa reale për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend, tanimë që kemi 10 persona të infektuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama gazmend bardhi maskat e shperndara per mjeket maskat e skaduara edi rama gazmend bardhi maskat e shperndara per mjeket maskat e skaduara

Sondazh

Poll