Bota

10 Mars 2020, 17:25 Nga DOSJA

KINË -Një person më moshën 100-vjeçare i cili ishte prekur me koronavirsus por që edhe vuante nga Alzheimeri është shëruar, pasi ka marrë gjak nga një person tjetër që ishte plotësisht i shëndetshëm.

Sipas mediave i moshuari kinez i njohur me mbiemrin e tij Wang, vuante edhe nga nga presioni i lartë i gjakut dhe kishte problem me zemrën. Ai ishte midis 80 pacientëve që u shtruan të shtunën e kaluar në Maternitetin dhe Spitalin e Kujdesit Shëndetësor për Fëmijët në Wuhan. Wang ndoqi dy seanca terapie duke përdorur gjakun e dhuruar nga pacientët e rikuperuar,ka thënnë mjeku i spitalit Cai Chen.

“Duke pasur parasysh që pacienti ishte shumë i moshuar dhe ai kishte një sistem imunitar relativisht të dobët, ne vendosëm të përdorim plazmën e gjakut të pacientit të kuruar si trajtimin kryesor”– ka shtuar ai.

Shkencëtarët besojnë se trajtimi funksionon, në teori, duke vendosur proteina prej gjakut të pacientëve të rekuperuar tek persona të infektuar. Pacientët e sëmurë më pas mund të përdorin këto proteina të quajtura antitrupa sikur të ishin të organizmit të tyre.

Burimi: Daily Mail

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sherohet 100 vjecari ne kine sherohet 100 vjecari ne kine

Sondazh

Poll