Bota

86 vjeçarja amerikane me koronavirus, ministri turk sqaron: Ishte tranzite në Stamboll, erdhi nga Tirana

10 Mars 2020, 16:29 Nga DOSJA
86 vjeçarja amerikane me koronavirus, ministri turk sqaron: Ishte

TIRANË– Ministri i shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca ka publikuar rastin e një grua që ka rezultuar pozitive me koronavirus. Sipas ministrit, gruaja është një 86-vjeçare dhe ka qenë thjesht për një vizitë në Turqi. Sipas ministrit, gruaja në të vërtetë ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara nga Tirana.

Fahrettin Koca deklaron përsëri publikisht se Turqia mbetet një vend ende i paprekur nga Koronavirusi. “Qytetarja amerikane, 86-vjeçare, femër e diagnostikuar me Koronavirus përhapi lajmin se u diagnostikua pasi vizitoi Turqinë. Në harkun kohor të 2 javëve ka vetëm një shtetase amerikane 86-vjeçare që ka vizituar Turqinë. Në 3 mars por që udhëtimin e ka nisur nga Tirana drejt Uashingtonit,”– shkruan ministri.

Koronavirusi nga dita në ditë po prek çdo shtet në botë ku deri më tani janë regjistruar 3821 viktima dhe 108,000 të infektuar nga koronavirusi në rang global. Mes viktimave dhe të infektuarve në botë shumica më e madhe janë të regjistruara në Kinë. Italia tashmë është renditur si vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë pas Kinës me 366 viktima. Viktima janë shënuar në Iran, Korenë e Jugut, Britani, Francë, dhe Gjermani. Koronavirusi ka prekur ditën e sotme edhe Shqipërinë ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, me histori udhëtimi nga Italia.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi koronavirusi

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2020, 12:41

Nuk arrihet marrëveshje mes BE-së dhe Erdoganit

TURQI– Situata në Idlib është kërcënuese për të gjithë Europën, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s...