Nuk ka koronavirus në Kosovë, rezultatet e pacientëve të dyshuar rezultojnë negative
10 Mars 2020, 16:42Nga DOSJA
KOSOVË-Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se deri më tani Kosovë nuk ka asnjë rast me koronavirus.
Sipas IKSHPK-së, të hënën, janë analizuar pesë mostra të reja dhe të gjitha kanë rezultuar negavtive.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë ditës së sotme, më 09 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për pesë raste të dyshimta në Covid-19. Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostra për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2. Më 09.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar pesë pacientë në virusin SARS-CoV-2 dhe kanë rezultuar negativ, domethënë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2”, shpjegoi ky institut.
Nga 8 shkurti janë analizuar 62 mostra në lidhje me koronavirus dhe të gjitha kanë rezultuar negative. Kosova së bashku me Malin e Zi, janë vendet e vetme në rajon dhe të paktat në Evropë, që nuk janë prekur nga ky virus.
AUSTRI-Austria ka njoftuar se të gjithë personat që vijnë nga Italia nuk do të futen brenda vendit perveç atyre që mbajnë një certifikatë mjekësore, për ...
TIRANË– Ministri i shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca ka publikuar rastin e një grua që ka rezultuar pozitive me koronavirus. Sipas ministrit, gruaja ës...
ITALI -Pakujdesia në diagnostifikimin dhe nënvleftësimi i simptomave të të sëmurëve mendohet se është shkaku kryesor për përhapjen e madhe të infeksionit në Ita...
ITALI– Koronavirusi ka pushtuar edhe linjat ajore kudo në botë, për fluturimet hyrëse dhe dalëse nga vende të prekura nga koronavirusi.Ditën e sotme “British Ai...
SUEDI- Kosovare Asllani, futbollistja e njohur shqiptare është zgjedhur në mesin e 10-të grave më të fuqishme në Suedi. Sipas faqes zyrtare të shtetit suedez, A...
GREQI – Në Greqi është konfirmuar si i prekur nga virusi vdekjeprurës kinez edhe presidenti i ekipit të futbollit FC Olimpiakos, Vangjelis Marinaki.Të hënën nj...
TURQI– Situata në Idlib është kërcënuese për të gjithë Europën, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s...
GJERMANI– Në Gjermani njoftohet vdekja e dy vetëve për shkak të virusit Corona. Qarku Heinsberg dhe qyteti i Essenit në landin e Renanisë Veriore-Vestfali...
TORONTO– Një mjek i sëmundjeve infektive ka bërë një apel kundër panikut masiv nga koronavirusi Covid-19 që po vazhdon të përhapet në të gjithë botën.Përm...