Bota

Mbi 4000 viktima në rang global/ Ulen rastet e reja në Kinë, bllokohet e gjithë Italia, 631 viktima nga kornavirusi

10 Mars 2020, 07:18 Nga DOSJA
Mbi 4000 viktima në rang global/ Ulen rastet e reja në Kinë,

ITALI– Shkon në 631 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë botën, duke ngritur alarmin dhe marrjen e masave drastike, edhe pse situata po vjen gjithnjë e më tepër drejt stabilitetit në Kinë.

Koronavirusi po përhapet gjithmonë e më shumë në botë, ku sipas të dhënave zyrtare nga çdo vend i prekur nga virusi numri i viktimave ka shkuar në 4024, ndërsa rreth  115,000 janë konfirmuar si të prekur nga ky virus vdekjeprurës.

Megjithëse ka pasur raste të reja të viktimave akoma në Kinë, gjendja është më e stabilizuar se ç’ishte në fillim të janarit,  pasi numri i rasteve të reja të konfirmuara me koronavirus janë të pakta.

Por nga ana tjetër situta është rënduar shumë në Itali, Gjemani, por edhe në SHBA, si shkak i koronavirusit. Në Greqi  gjithashtu është rritur numri i të prekurve, në 84, e në vendin tonë deri tani  janë konfirmuar me koronavirus  6 raste.

Në Italinë fqinje numri i viktimave rritet me ritme të shpejta, ku në 24 orët e fundit nga 366 ka shkuar në 463, pothujse 100 persona të vdekur në ditë. Kjo ndodhte në janar edhe në Kinë ku numri i të vdekurve arriti mbi 100 çdo ditë.

Lista e vendeve që janë  prekur nga koronavirusi:

Kinë: 80.754 raste, 3,136 vdekje

Itali: 463 viktima

Irani: 237 viktima

Koreja e Jugut: 54 viktima

Francë: 30 viktima  viktima

Spanjë: 28 viktima

Shtetet e Bashkuara: 26 viktima

Japoni: 16 viktima

Irak: 7 viktima

MB: 5 viktima

Hong Kong: 3 viktima

Australi: 3 viktima

Gjermani: 2 viktima

Filipine: 1 viktimë

Zvicër: 1 viktimë

Hollandë: 1 viktimë

Argjentina: 1 viktimë

Egjipt: 1 viktimë

Tajvan: 1  viktimë

Tajlandë: 1 viktimë

Kanada: 1 viktimë

Burimi: bbc

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne itali koronavirusi në kinë koronavirusi ne bote koronavirusi ne itali koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll