Bota

Mustafa: Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës kanë hyrë në fazë kritike

10 Mars 2020, 17:11 Nga DOSJA
Mustafa: Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës kanë

KOSOVË– Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, kanë hyrë në një fazë shumë delikate por edhe kritike.

Deklarata e tij bëhet pasi senatori amerikan David Perdue, përmes një shkrimi në Tëitter ka shkruar se në rast që Kosova nuk e shfuqizon tarifën ndaj Serbisë dhe nuk është e përkushtuar për paqen, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë, raporton REL.

Në deklaratën e tij, Mustafa thotë se “si kryetar i LDK-së jam deklaruar qartë për heqjen e pakusht të tarifës, ndërkaq që reciprociteti të dakordohet me SHBA dhe BE, varësisht nga sjellja e Serbisë”.

Lidhja Demokratike e Kosovës është në koalicion qeverisës me partinë Vetëvendosje, kryetari i së cilës, njëherësh kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, përkrahë idenë e heqjes në disa faza të tarifës ndaj mallrave serbe.

Por, propozimi i Kurtit nuk ka gjetur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I dërguari i presidencial i SHBA-së, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, ka kërkuar heqjen e plotë të tarifës ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të vazhdojë dialogu për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare të paqes midis dy vendeve.

Që nga nëntori i vitit 2018, kur u vendos taksa 100 për qind nga Qeveria të vazhdojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa marredheniet shba-kosove isa mustafa marredheniet shba-kosove

Sondazh

Poll