Bota

“Kokaina dhe alkoli s’e largojnë koronavirusin”/ Ministria e Francës lajmëron qytetarët të qëndrojnë larg drogërav

10 Mars 2020, 17:07 Nga DOSJA

FRANCË– Ministria e shëndetësisë dhe mirëqenies në Francë ka lajmëruar të gjithë qytetarët që të qëndrojnë larg drogërave dhe kokainës. Në një reagim në Twitter, ministria shkruan se droga nuk ka asnjë lloj efekti mbi koronavirusin.

“Jo, kokaina nuk ju mbron nga koronavirusi,”- shkruhet ndër të tjera në njoftim. “The independent”, shkruan se ky reagim i ministrisë ka ardhur pasi në rrjetet sociale, kishte nisur shpërndarja e memeve dhe shprehjeve virale ku thuhej se kokaina e shkatërron koronavirusin.

Ministria e Shëndetësisë shton gjithashtu se as alkoli apo larja e duarve me alkol nuk e largon koronavirusin, nëse jeni tashmë të infektuar. Mbi të gjitha në reagim thuhet se alkoli iu than lëkurën.

Koronavirusi nga dita në ditë po prek çdo shtet në botë ku deri më tani janë regjistruar 3821 viktima dhe 108,000 të infektuar nga koronavirusi në rang global. Mes viktimave dhe të infektuarve në botë shumica më e madhe janë të regjistruara në Kinë. Italia tashmë është renditur si vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë pas Kinës me 366 viktima. Viktima janë shënuar në Iran, Korenë e Jugut, Britani, Francë, dhe Gjermani. Koronavirusi ka prekur ditën e sotme edhe Shqipërinë ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, me histori udhëtimi nga Italia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota france koronavirusi ministria e shendetesise ne france france koronavirusi ministria e shendetesise ne france

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2020, 12:41

Nuk arrihet marrëveshje mes BE-së dhe Erdoganit

TURQI– Situata në Idlib është kërcënuese për të gjithë Europën, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s...