Bota

Infektohet me koronavirus presidenti i ekipit të futbollit “FC Olimpiakos”, Vangjelis Marinaki

10 Mars 2020, 12:58 Nga DOSJA
Infektohet me koronavirus presidenti i ekipit të futbollit “FC

GREQI – Në Greqi është konfirmuar si i prekur nga virusi vdekjeprurës kinez edhe presidenti i ekipit të futbollit  FC Olimpiakos, Vangjelis Marinaki.

Të hënën njoftoi se ai ka testuar pozitiv për koronavirusin (Covid-19), ku lajmi u bë publik përmes mediave sociale.

“Ky virus i mirënjohur më ka vizituar dhe konsiderova se ishte detyrimi im ta bëja të njohur. Ndihem mirë, pasi po marr të gjitha masat e nevojshme dhe po ndjek rreptësisht udhëzimet e mjekëve, diçka që unë rekomandoj që bashkëqytetarët e mi të zbatojnë gjithashtu rregullat e publikuara.”- ka shkuar ai në një postim në rrjetet sociale.

Në rang global janë regjistruar 4024 viktima dhe mbi 115000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 463 dhe janë prekur mbi 7 mijë të tjerë. Të prekur dhe viktima janë shënuar në SHBA, Britani, Francë duke krijuar shumë panik tek njerëzit. Ditën e djeshme edhe Shqipëria shënoi 2 rastet e para me koronavirus, ndërsa tashmë numri i të inktuarëve ka shkuar në 10.

Burimi: naftemporiki.gr 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vangjelis marinaki vangjelis marinaki

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2020, 12:41

Nuk arrihet marrëveshje mes BE-së dhe Erdoganit

TURQI– Situata në Idlib është kërcënuese për të gjithë Europën, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s...