Bota

Annthony Comello i dyshuari për vrasjen e shefit të Gambinos, vjen në gjykatë me sloganin e Donald Trump ‘MAGA’

18 Mars 2019, 21:13 Nga DOSJA
Annthony Comello i dyshuari për vrasjen e shefit të Gambinos, vjen

Njeriu i dyshuar për vrasjen e shefit të mafias të Gambino, Frank Cali, erdhi në gjykatë me një mesazh në dorën e tij “Të bashkuar ne qëndrojmë MAGA përgjithmonë”, i cili është slogani i përdorur nga presidenti Donald Trump, Make Amerika Great Again (Ta bëjmë Amerikën të Madhe Përsëri).

Anthony Comello u përball me një gjyqtar të New Jersey-it të hënën dhe shfaqi dorën e tij të majtë me fjalë të shkruara me një stilolaps.

Një oficer i gjykatës u përplas me të akuzuarin i cili u arrestua gjatë fundjavës, ku kërkoi atij se pse ai po e drejtonte dorën tek gazetarët.  Përgjigja e tij … “Sepse jam i prangosur”, duke sugjeruar se ai nuk mund të bënte ndonjë dëm duke treguar pëllëmbën e tij.

Policët besojnë se Comello mund të ketë vrarë Cali, sepse shefi i mafias e kishte ndaluar atë të takonte mbesën e tij.

Ju do të kujtoheni, aktin terrorist të kryer nga Cesar A. Sayoc i cili u zotua për besnikëri ndaj Trump … duke e mbuluar fugonin e tij me mesazhe pro presidentit Donald Trump.

Pastaj është agresori Nikolas Cruz, i cili mbante një kapelë MAGA përpara se të vriste 17 persona tek ish gjimnazi i tij.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota anthony comello donald trump frank cali gambino anthony comello donald trump frank cali gambino

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2019, 19:35

Çfarë është Brexit?

Ky shkrim ka si qëllim t’i përgjigjet disa pyetjeve bazike për të kuptuar më qartë termin Brexit dhe funksionin e tij.Çfarë do të thotë Brexit? Kjo është...