Bota

Franca si Shqipëria, gaz lotsjellës ndaj protestuesve(Foto+Video)

18 Mars 2019, 17:36 Nga DOSJA
Franca si Shqipëria, gaz lotsjellës ndaj protestuesve(Foto+Video)

Forcat e sigurisë franceze kanë përdorur ‘armën e fundit’ kundër jelekverdhëve. Ata hodhën armë kimike për herë të parë kundër protestuesve .

Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregon gazin që hidhet nga automjetet e policisë të armatosura pranë ‘El Champs Elysees’ të shtunën, ku protestuesit dolën në një tubim dhe shkatërruan një portë ikonike pariziene, duke përfshirë djegien e restorantit të famshëm të Fouquet dhe një dyqani luksoz Longchamp.

Pas trazirave të së shtunës, Presidenti Emmanuel Macron po shqyrton ndalimin e të gjitha demonstratave në Champs Elysees. Policia franceze më vonë konfirmoi se një sasi e vogël e gazit lotsjellës të koncentruar u përdor të shtunën.

Kjo ndodhi në të njejtin vend ku më shumë se 200 njerëz u arrestuan në fundjavë, ndërsa mijëra njerëz dolën duke përplasur butike luksoze ndërkohë që ndezën zjarrin në restorante dhe banka.

Ishte e shtuna e tetëmbëdhjetë rradhazi e demonstratave nga jelekverdhët, të cilët e kanë marrë nofkën sipas jelekëve që veshin nëpër demonstrata.

Policia ka përdorur një sërë armësh të diskutueshme deri më tani, nga gazi lotsjellës tek të ashtuquajturat plumbat e gomës të ‘flash ball’ që kanë shkaktuar shumë plagosje.

Por arma kimike e fundit, cila mund të përhapet në një zonë sa madhësia e gjashtë fushave të futbollit në vetëm 10 sekonda, shënon një përshkallëzim domethënës.

??? #GILETSJAUNES : UTILISATION D’UN NOUVEAU GAZ DEPUIS LES « TANKS » VRBG DE LA GENDARMERIE MOBILE (!)

? https://t.co/jTUNheCO8Y

Soutenez @TaranisNews ? https://t.co/bIa7cuY5qZ pic.twitter.com/epTDhYEa0q

— TARANIS NEWS (@TaranisNews) March 16, 2019

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota champs elysses emmanuel macron france gaz lotsjelles champs elysses emmanuel macron france gaz lotsjelles

Sondazh

Poll