Bota

Donte të shfaqej si njeri i thjeshtë para zgjedhjeve, Presidenti i Afrikës Jugore ngecet në tren për 4 orë

18 Mars 2019, 15:42 Nga DOSJA
Donte të shfaqej si njeri i thjeshtë para zgjedhjeve, Presidenti i

Presidenti i Afrikës Jugore, Cyril Ramaphosa donte të fitonte zemrat e votuesve të tij duke u bashkuar qytetarëve në udhëtimin e mëngjesit me tren, pak para zgjedhjeve të muajit maj.

Por, jo çdo gjë shkoi siç ai dëshironte, ai së bashku me pasagjerët e tjerë ngecën në tren për katër orë në një udhëtim që duhet të zgjaste vetëm 45 minuta.

“Është e papranueshme”, tha presidenti Ramaphosa. Ai kërkoi nga Agjencia e Hekurudhave të Pasagjerëve të Afrikës së Jugut të veprojnë që ta përmirësojë këtë situatë, shkruan BBC.

Vonesat e trenit janë një frustrim ditor i miliona pasagjerëve të Afrikës së Jugut dhe madje disa kanë humbur punën për shkak të vonesave të trenit, thotë Milton Nkosi.

Vonesa në trenin që ishte presidenti ishte shkaktuar nga një tren tjetër, shoferi i të cilit e kishte ndalur trenin pasi ishte goditur me një gur, thotë një zyrtar i hekurudhave.

Presidenti gjithashtu fajësoi edhe sulmet e vazhdueshme që i bëhen infrastrukturës së hekurudhave nga bandat.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota afrika e jugut cyril ramaphosa presidenti i afrikës jugore udhetim me tren zgjedhje afrika e jugut cyril ramaphosa presidenti i afrikës jugore udhetim me tren zgjedhje

Sondazh

Poll