Aktualitet

“Kemi vetëm temperaturë, erdhëm për merak”, pacientët nga Skrapari përgënjeshtrojnë lajmet: Nuk jemi katër dhe s’

9 Mars 2020, 20:56 Nga DOSJA
“Kemi vetëm temperaturë, erdhëm për merak”,

TIRANË– Dy pacientët që kanë mbërritur me temperaturë pranë QSUT-së në Tiranë kanë treguar detaje rreth gjendjes së tyre shëndetësore. Në një lidhje live në emisionin “Open”, pacientët thanë se ishin çift, nga 22 vjeç dhe se nuk ishte i vërtetë lajmi që pak më parë u publikua në media për ardhjen e katër pacientëve në Tiranë.

Sipas djalit, në Tiranë ka ardhur për merak, pasi doktoresha e tij në Skrapar e ka këshilluar të bëjë analizën, pasi e ka parë që ka temepraturë.

“Kam ardhur para një gjysmë ore se kisha temperaturë. Dyshojnë se kemi koronavirus. Qëndroja në Rimini në Itali. Një javë kemi qenë në Tiranë dhe sot në mëngjes u nismë për në Skrapar. Më dërgoi doktoresah sepse më pa temperaturën. Kam shumë respekt për doktoreshën dhe kam ardhur për merak. Nuk është e vërtetë që kanë qenë fqinjët me ne. nuk jemi as 48 vjeç. Unë jam 22 vjeç,- tha ai.  

“Më shkon temperatura 38 e gjysmë, 39. S’kam problem me frymëmarrjen pork am pak kollë. Frymëmarrjen e kam shumë mirë. Akoma s’na kanë marrë mostrat. Kemi 10 minuta që presim. Shkuam tek Urgjenca dhe erdhëm këtu. Erdhëm me makinën tonë,”– tha vajza.

Vetëm pak minuta më parë, në media u publikua lajmi se katër persona, banues në Skrapar dhe Berat janë nisur me urgjencë drejt QSUT-së në Tiranë, pasi kanë shfaqur simptoma të njëjta me të infektuarit nga Covid-19, i njohur ndryshe si koronavirusi. U raportua se dy nga pacientët janë burrë e grua nga Skrapari, të moshës 45 dhe 47-vjeç, ndërsa dy të tjerët vajza të reja. Çifti në intervistë i mohoi këto lajmë, bashkë me Najada Çomon, shefen e Infektivit.  

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronvirusi ne shqiperi pacientet nga skrapari koronvirusi ne shqiperi pacientet nga skrapari

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Mars 2020, 20:44

TIRANË– Shqipëria tashmë është një nga vendet që është prekur nga koronavirusi dhe kjo u bë e ditur nga Minsitria e Shëndetësisë  pak minuta para mesnatës ...

Aktualitet 9 Mars 2020, 20:14

TIRANË– Katër persona, banues në Skrapar dhe Berat janë nisur me urgjencë drejt QSUT-së në Tiranë, pasi kanë shfaqur simptoma të njëjta me të infektuarit n...