Politike

Lëvizin ‘gurët’ në Gjirokastër, Rama ‘djeg’ Flamur Golemin nga kandidimi për bashkinë

19 Mars 2019, 10:40 Nga DOSJA
Lëvizin ‘gurët’ në Gjirokastër, Rama

GJIROKASTER- Ndërkohë që data e konfirmimit të kandidatëve për zgjedhjet lokale po afrohet, një ndërhyrje e Kryeministrit, ka ndryshuar gjithçka në Gjirokastër.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë vizitës së fundit në qytetin e gurtë, Edi Rama, i ka shprehur hapur kundërshtinë e tij mjekut Flamur Golemi, që ishte thuajse i sigurtë si kandidat i PS.

“Nuk je Flamuri deputet, ashtu siç ishe Flamuri mjek”, i ka thënë Rama, në shenjë pakënaqësie. “Këtë nuk ma ka thënë Bimja”, ka shtuar me ironi, duke lënë të kuptohet se eleminimi i mjekut të njohur nga gara, nuk është pasojë e luftës së brendshme në Partinë Socialiste në Gjirokastër, me ish-kryebashkiakun Flamur Bime.

Ndërsa Flamur Golemi e ka marrë këtë si vendim përfundimtar dhe ka humbur shpresat, dy kandidatë të tjerë për garën lokale, e kanë marrë si sihariq.

Artemisa Dralo dhe Armand Hila, tani i shohin mundësitë e tyre shumë më të mëdha. Hila, si kryetar i Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës, duket sikur ka epërsi ndaj Dralos, por preferenca e Ramës për të punuar me gjininë femërore, është një dizavantazh i fortë.

E sigurtë është që vizita e fundit e Ramës në Gjirokastër, hapi betejën. Deri në një vendim që mund të merret në Kongresin e së shtunës, do të ketë disa ditë ankth dhe luftë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama flamur bime flamur golemi lufta brenda ps zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama flamur bime flamur golemi lufta brenda ps zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll