Politike

“Kë ke më shumë shok, Ramën apo Bashën?”, Bregu: Kreu i PD-së më doli i keq

19 Mars 2019, 07:57 Nga DOSJA
“Kë ke më shumë shok, Ramën apo Bashën?”,

Tiranë-  Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka folur së fundmi për marrdhëniet e saja me kreun e PD-së, Lulzim Bashën dhe kryeministrin Edi Rama.

Në emisionin “Në Kurthin e Pitër Panit”, ajo u pyet nga fëmijët se cilin ka më shumë shok Bashën apo Ramën. Hezitoi të jepte fillimisht një përgjigje, por pas këmbënguljes së fëmijëve, Bregu ka thënë se Lulzim Basha i ka dal shok i keq. Ndërsa për Ramës u shpreh se  ajo tha se nuk e ka patur asnjëherë shok kryeministrin.

Pyetjes “a të ka marrë malli për parlamentin?”, ajo përgjigj me jo.

E dua me njerëz që ta duan më shumë, e dua me njerëz që të mos flasin në emër të Shqipërisë dhe në emër të vendi për çdo gjë dhe pastaj të merren me pushtetin e tyre personal. E dua që të ketë më shumë fëmijë të gëzuar, me më pak nënë të palumtura dhe të pagëzuara dhe sigurisht me shumë dashuri në çdo shtëpi”, ka thënë Majlinda Bregu e cila prej kohësh ka nisur zyrtarisht punën si Sekretare e Përgjithshme të Këshillit e Bashkëpunimit Rajonal.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha majlinda bregu edi rama lulzim basha majlinda bregu

Sondazh

Poll