Sport

Spektakël në San Siro, Interi mund në shtëpi Milanin dhe rimerr vendin e tretë

17 Mars 2019, 21:40 Nga DOSJA
Spektakël në San Siro, Interi mund në shtëpi Milanin dhe

ITALI- Ka përfunduar me fitoren e Interit derbi i shumëpritur i Milanos. Në një stadium të tej mbushur skuadrat kanë dhuruar gola dhe spektakël për të gjithë të pranishmit.

Ka qenë Interi që ka kaluar i pari në avantazh që në minutën e tretë me një gol nga Vecino, i cili pas një rrëmuje në zonë arriti të shtynte topin deri në rrjetë.

Edhe pse skuadrat patën të dyja raste shënimi, pjesa e parë u mbyll në shifrat minimale 0 me 1. Vetëm 6 minuta pas kthimit nga dhomat e zhveshjet Interi arriti që të t’i jepte dhe një goditje tjetër Minalit duke dyfishuar rezultatin me anë të De Vrij.

Të besuarit e Genaro Gatuzos, edhe pse në disavantazh kanë reaguar duke shkurtuar diferencën në 2 me 1. Kur u pa se Milani mund të bënte një përmbysje, zikaltrit shënuan dhe golin e tretë me penallti me anë të Lautaro Martinez.

Pak minuta më vonë kuqezinjtë arritën të shënonin dhe golin e dytë, por në fund Interi arriti që dilte triumfues me rezultatin përfundimtar 2 me 3.

Me këtë fitore Interi ngjitet në vendin e tretë, ndërsa Milani zbret në vendin e katërt në Seria A me dy pikë diferencë.


GOLAT

Minuta 3  Matias Vecino për Interin

Minuta 51 Stefan de Vrij për Interin

Minuta 67 Lautaro Martinez për Interin (me penallti)

Minuta 57 Tiemoue Bakayoko për Milanin

Minuta 71 Mateo Musacchio për Milanin

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport derbi i milanos inter milan triumfi i interit derbi i milanos inter milan triumfi i interit

Sondazh

Poll