Aktualitet

Zgjerohet rrethi i përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, pacienti zero nga Puka mori pjesë në një ceremoni mortore dhe

9 Mars 2020, 19:46 Nga DOSJA
Zgjerohet rrethi i përhapjes së koronavirusit në Shqipëri,

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje nga veprimtaritë që ka kryer 28-vjeçari shqiptar që konsiderohet pacienti zero për përhapjen e koronavirusit në vendin tonë. I riu nga Puka mësohet se ka mbërritur në Shqipëri më 26 shkurt, nga Firenze, Itali. Pa patur aspak dijeni për atë që mbartte në trupin e tij, 28-vjeçari me inicialet P.K., ka vijuar veprimtaritë e tij të përditshme, nga ku rrjedhimisht infektoi dhe të atin, 54 vjeç, me inicialet V.K..

Mirëpo, Dosja.al ka mësuar se i riu i infektuar ka marrë pjesë edhe në një ceremoni mortore, ditën e enjte (5 mars), përpara se t’i merrej mostra për t’i bërë analizën. Ai ka qenë në ceremoni, ka takuar të gjithë të pranishmit, sipas zakoneve shqiptare dhe i ka ngushëlluar.

Rrjedhimisht, shumë prej tyre mund të jenë infektuar, ndërkohë që nuk është bërë asgjë e ditur në lidhje me karantimin e këtyre personave që kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e varrimit. Babë e bir, ndodhen tashmë në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Në karantinë janë futur edhe të afërmit e dy personave të infektuar. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se institucionet shkollore do të mbyllen për 2 javë, deri më datën 3 prill. Mbërritja e virusit vdekjeprurës në Shqipëri ka bërë që të anulohen të gjitha aktivitetet, si organizimet për Ditën e Verës, 100-vjetorit të Tiranës dhe koncerti i Malumës. Kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin autobuzët, port ë lëvizin me biçikletë apo edhe të ecin në këmbë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll