Aktualitet

Koronavirusi/ Gjonaj flet për situatën në burgje: Komunikimi nuk humbet, ja si funskionojnë vizitat

9 Mars 2020, 19:31 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Gjonaj flet për situatën në burgje: Komunikimi nuk

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, është shprehur se nuk ka vend për panik përsa i përket situatës së krijuar pas alarmit për dy të infektuarit nga koronavirusi. E ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, ministrja Gjonaj thotë se janë ndërmmarrë masat e nevojshme për një trajtim të posaçëm të kujdesit shëndetësor ndaj të moshuarve, të sëmurëve kronike dhe atyre që hyjnë për herë të parë në institucion. Gjonaj u shpreh se gjithashtu po vijojnë intensivisht përgatitjet për masat që do të merren në bazë të protokollit shtesë shëndetësor, i cili sipas saj është në përputhje të plotë me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Denis Dyrnjaja: Fillimisht do të ndalemi tek situata e fundit që lidhet me coronavirusin në Shqipëri. Sot nisi aplikimi i masave kushtëzuese, nga të cilat nuk do të shpëtojnë as të dënuarit në burgje dhe paraburgime. Çfarë do të ndodh në burgje?

Etilda Gjonaj: Në fakt ne kemi marrë disa masa paraprake para se Qeveria të dilte me vendimin e sotëm.  Kanë qënë disa masa paraprake parandaluese me qëllim që jo vetëm të verifikonim të gjitha kushtet pajisjet, të mbrojtjes së stafit shëndetësor në institucionet penitenciare, por njëkohësisht duke përgatitur edhe protokollet nëse do të kishte raste që do evidentoheshin në Shqipëri. Dhe që dje në mesnatë ku u përfshi protokolli i rekomanduar edhe nga OBSH  për masat e përgjithshme lidhur me parandalimin e coronavirusit, në momentin që u identifikuan 2 rastet e para. Unë kam firmosur 2 urdhëra sot në mëngjes, duke vendosur në radhë të parë zbatimin e protokollit shtesë i cili ka të bëjë me masa të shtuara shëndetësore. Sidomos me një kujdes të veçantë me grupe specifike siç janë ata që vuajnë nga sëmundje kronike, kategoritë e të moshuarve që ndodhen në institucionet penitenciare, por njëkohësisht edhe ata të cilët hyjnë për herë të parë në institucion dhe do duhet të qëndrojnë në një observim pak më të gjatë nga ajo çka parashikuar rregullorja e burgjeve, duke ju përshtatur edhe afatit të përcaktuar nga afati i protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë. Përtej faktit që institucionet e burgjeve janë absolutisht të sigurta dhe nuk ka vend për panik për personat që ndodhen aty, si për punonjësit apo personat që i është privuar liria, për faktin që ne do të marrim dhe do të shikojmë edhe masa të tjera të cilat do ti përgjigjen gjithmonë kujdesit dhe mbrojtjes së shëndetit të këtyre personave që ndodhen aty.

Denis Dyrnjaja: T’ju bëj një pyëtje që besoj duhet të ketë logjikë në këtë rast. Unë jam një person që kam një të afërmin tim të burgosur, mund të jem bartës i sëmundjes dhe kërkoj një takim dhe mund ta sjell virusin në burg. Është parashikuar kjo gjë? Do ketë reduktim të takimeve ose masa të pezullimit të takimeve?

Etilda Gjonaj: Në masat paraprake që ne kemi ndërmarrë ka të bëjë pikërisht me zbatimin e protokollit të shërbimit shëndetësor, duke krijuar dhe kushtuar një kujdes të veçantë edhe stafit shëndetësor që trajton personat e dënuar në institucione apo punonjësit e policisë që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me familjarët e të dënuarve. Aktualisht ne jemi në këto masa që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor, pastaj do të kemi një paln B nëse do të kemi një shtim të rasteve dhe gjithmonë në interes të shëndetit të atyre që ndodhen brënda. Më pas të kemi edhe   pezullim të takimeve.

Denis Dyrnjaja: Që është një masë më drastike….

Etilda Gjonaj: Është një masë më drastike. Aktualisht do shikojmë reduktimin e takimeve me familjarët aq sa mundet, por nga ana tjetër kemi shtuar masat për të rritur numrin e komunikimeve telefonike të të dënuarve me familjarët, dhe po merremi me një formë tjetër sot, që ka të bëjë me komunikimin nëpërmjet SKYPE të të dënuarve me familjarët.

Denis Dyrnjaja: Pë të mbajtur një lloj distance dhe për të mos humbur komunikimin.

Etilda Gjonaj: Për të mos humbur komunikimin, por duke parë që gjithmonë situata të tilla krijojnë panik megjithëse nuk ka vend për panik, të kenë mundësinë të komunikojnë drejtpërdrejtë me familjarët e tyre.

Marrë nga Top-Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet etilda gjonaj koronavirusi ne shqiperi etilda gjonaj koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll