Bota

Regjistrohen dy viktimat e para nga koronavirusi në Gjermani

9 Mars 2020, 16:49 Nga DOSJA
Regjistrohen dy viktimat e para nga koronavirusi në Gjermani

Gjermani- Autoritetet vendase kanë raportuar se ditën e sotme kanë humbur jetën dy viktima nga koronavirusi.

Mediat e huaja raportojnë se personat ishin shtruar prej disa ditësh në spital, ndërsa nuk mundën t’i shpëtonin virusit.

Aktualisht numri i personave të prekur në Gjermani ka shkuar mbi 1000 persona.

Koronavirusi nga dita në ditë po prek çdo shtet në botë ku deri më tani janë regjistruar 3821 viktima dhe 108,000 të infektuar nga koronavirusi në rang global. Mes viktimave dhe të infektuarve në botë shumica më e madhe janë të regjistruara në Kinë. Italia tashmë është renditur si vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë pas Kinës me 366 viktima. Viktima janë shënuar në Iran, Korenë e Jugut, Britani, Francë, dhe Gjermani. Koronavirusi ka prekur ditën e sotme edhe Shqipërinë ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, me histori udhëtimi nga Italia.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirsus gjermani konfirmohen viktimat e para coronavirsus gjermani konfirmohen viktimat e para

Sondazh

Poll