Bota

Videoja virale/ Ja si Putin lë në pritje Erdoganin përpara takimit. Dorëzimi i “Sulltanit”

9 Mars 2020, 17:09 Nga DOSJA
Videoja virale/ Ja si Putin lë në pritje Erdoganin përpara

RUSI- Televizioni Shtetëror rus Rusia 1, ka transmetuar live viziten e Presidentit të Turqisë në Kremlin, ku u vendos armëpushimi për Idlibin e Sirisë. Takimi i zhvilluar të enjten dha një mundësi për paqen në rajon, ku valët e refugjatëve i iknin luftës.

Por përtej kësaj, transmetimi i TV rus, tregoi një fakt skandaloz për “Sulltanin”. Ai që pëlqen të quhet babai i Turqisë së re, që njihet për pushtetin e pakufishëm dhe neo-otomanizmin, u detyrua të presë deri në lodhje për të hyrë në takim me “Carin”.

Rusët e mbajtën në korridor delegacionin turk të kryesuar nga Erdogan para se të takohej me Putin. Imazhet e shpërndara në mediat sociale, kanë tronditur Turqinë. Aty duket se si Erdogan dhe delegacioni ndihen në siklet që në sekondat e para të pritjes.

Më pas fillojnë të lëvizin, derisa “Sulltani” i dorëzohet lodhjes dhe ulet në një kolltuk, për të pritur. Deri kur dera hapet dhe ai mund të futej, si një hallexhi në zyrën e pushtetit.

(dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota recep tajip erdogan takimi putin-erdogan vladimir putin recep tajip erdogan takimi putin-erdogan vladimir putin

Sondazh

Poll