Aktualitet

Drogë, ushtrim dhune dhe thyerje mase, arrestohen katër persona brenda 24 orëve, një tjetër procedohet penalisht  

9 Mars 2020, 15:28 Nga DOSJA
Drogë, ushtrim dhune dhe thyerje mase, arrestohen katër persona brenda

TIRANË– Katër persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, një person me inicialet S. D.. është vënë në pranga pasi në xhepin e xhupit iu gjet një sasi kokainë. Ndërsa shoferi i automjetit, me inicialet A.D., në të cilin po udhëtonte i arrestuari është proceduar për mos-kallëzim krimi. Një 23 vjeçar me inicialet K. Z., është vënë në pranga, sepse pas kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua një sasi kanabisi.

Ndërsa një 40-vjeçar me inicialet A. K., u vu në pranga pasi rezultoi të ketë shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe ka goditur shtetasin A. J., në rrugën “Shaban Bardhoshi”. Gjithashtu një 36-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim nga policia. I prangosuri me inicialet L. D., kishte shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpie” që i ishte dhënë nga Gjykata. 

Njoftimi i policisë Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 4 shtetas, njëri prej të cilëve ishte në kërkim, si edhe është proceduar një tjetër. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. D., 21 vjeç. Punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit me drejtues A. D. dhe pasagjer S. D., në xhepin e xhupit të shtetasit S. D., kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi A. D., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z., 23 vjeç, sepse në sheshin “Skënderbej”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 40 vjeç. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe ka goditur shtetasin A. J., në rrugën “Shaban Bardhoshi”. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi L. D., 36 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim policor për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, sepse më datë 05.03.2020, gjatë kontrollit të ushtruar nuk u gjet në banesë, duke shkelur kështu vendimin e Gjykatës për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kater te arrestuar brenda 24 oreve tirane kater te arrestuar brenda 24 oreve tirane

Sondazh

Poll