Aktualitet

U vra për një karikues, e ëma e Marvi Mihalit: Autorët i therrshin në burg, t’ua derdhin gjakun atje

19 Mars 2019, 10:45 Nga DOSJA
U vra për një karikues, e ëma e Marvi Mihalit: Autorët i

Tiranë- Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj 4 të pandehurve për vrasjen e Marvi Mihalit.

Por seanca e sotme është shtyrë pasi ka pasur debate mes familjarëve të viktimës dhe familjarëve autorëve të dyshuar.  Sipas familjarëve të Marvi Mihalit, gjatë kësaj kohe ata kanë pritur një ndjesë nga ana familjarëve të autorëve, por nuk e kanë marrë një gjë të tillë.

Për mediat babai i Mavri Mihalit ka deklaruar se  nëse nuk vihet drejtësi, do të funksionojë kanuni dhe kurani. Ndërsa e ëma, Fatmira Mihali u shpreh se ata që kryen krimin i therrshin në burg.

Katër kriminelë e deri të avokatë e te Prokuori Artan Lulaj. Ky degracion duhet të marrë fund njehërë e përgjithmonë. Kërkoj drejtësi. Në qoftë se nuk bëhet drejtësi do të funksionojë ligji i kuranit dhe kanunit. Që javës tjetër që u dha pretenca, dhe që kur ndodhu ngjarja ai e ka quajtur gjest kalamanjsh. Vrasja ishte me paramendim në bashkëpunim. Ata jo vetëm që e vranë dhe nuk e pranuan krimin. Ata kanë luajtur ping pong. Njëherë e vrau njëri njëherë tjetri. Drejtësinë do e vendosim vetë. Ata vinin në gjyq duke na pështyrë te këmbët. Ata bëjnë pushime nëpër ishujt e Greqisë ndërsa djali im u fut në dhe, po tretet në dhe. Ia therrshin djali atje në burg, ia derdhshim gjakun atje  dhe ta shikojë Tom Bitraj dhe Zef Britraj do bëjnë dot pazare. Ka çmim për gjakun e fëmijëve të tyre? E provofshin në kurizin e vetë dhimbjen e madhe  që po provoj unë. 

Mamaja e Mavri Mihalit 

Në muajin mars Prokuroria dha pretencën për katër të pandehurit që akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit, e cila ndodhi më 31 korrik të vitit 2017, pas një sherri mes të rinjve për një karikues telefoni.

Organi i akuzës kërkon 24 vite burg për Dejvi Bitrën; 20 vite për Marsel Allën, 25 vite për Gridens Allën, dhe 18 vite burg për Eugen Bitrjan. (lexo këtu)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flet babai vrasja e marvi mihali vrasja për një karikues telefoni flet babai vrasja e marvi mihali vrasja për një karikues telefoni

Sondazh

Poll