Aktualitet

“A do t’i njohë OSBE zgjedhjet, nëse opozita i bojkoton?”, Borchardt: Se parashikoj dot

19 Mars 2019, 10:25 Nga DOSJA
“A do t’i njohë OSBE zgjedhjet, nëse opozita i

Tiranë-Për situatën politike në vend ka folur për mediat kreu i OSBE-së në vendin tonë Bern Borchardt. Ai iu ka bërë thirrje partive politike që të dorëzojnë në KQZ listat e kandidatëve për zgjedhjet e 30 qershorit dhe është shprehur se nuk mbështet bojkotin e parlamentit. 

Pyetur  “a do t’i njohë OSBE zgjedhjet, nëse opozita i bojkoton?”, ai u përgjigj se këtë nuk e parashikon dot.

Kjo është diçka që unë nuk e parashikoj dot. Ne pikë së pari  ne nuk nxisim aspak bojkotin zgjedhor. Për shumë kohë Shqipëria ka qenë shtylla, apo simbol i stabilitetit në rajon. Tani ne shohim një veprim në parlament, i cili nuk ka precedentë. Është kritikuar nga gjithë komuniteti ndërkombëtar. Pse? Sepse ndez fitilin, që vë flakën pastaj në gjithë sistemet parlamentare. Pyetja e radhës do ishte kur do kemi parlamentin që e ka mandatin për 4 vjet dhe ta mbyllë për 4 vjet.

Kësaj radhë politikanët e dogjën në 2 vjet, radhës tjetër mund të gjejnë argumente për të marrë një vendim të tillë edhe pas 8 muajsh, ky do të ishte shembull shumë i keq për të tërë rajonin. Ju e dini se në shumë vende ka opozita që bojkoton parlamentin, por kjo nuk funksion se nuk është fare thelbi i demokracisë parlamentare.

Vendi jonë është tashmë në një ngërç politik. Opozita e bashkuar ka bojkotuar parlamentin dhe kërkon rrëzimin e qeverisë Rama. Ajo kërkon krijimin e një qeverie tranzitore dhe thekson se vendi nuk hyn në zgjedhje me Ramën kryeministrës. Nga PD dhe LSI ka pasur protesta të cilat sipas tyre do të vijojnë edhe në javët e ardhshme.

Nga ana e tjetër kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur se mandatet e partisë së tij nuk i negocion. Ai ka deklaruar se e ka dorën e shtrirë për të negociuar me opozitën.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bern borchardt thirrje partive për kandidatët zgjedhjet e 30 qershorit bern borchardt thirrje partive për kandidatët zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll