Aktualitet

Kamëz/ Vodhën 18 bagëti, arrestohen 3 persona, 1 tjetër shpallet në kërkim

19 Mars 2019, 10:48 Nga DOSJA
Kamëz/ Vodhën 18 bagëti, arrestohen 3 persona, 1 tjetër

KAMËZ- 3 persona janë arrestuar dhe 1 një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për vjedhje në bashkëpunim të bagëtive.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale:

-A. M., 25 vjeç, banues në Kamëz
– B. Z., 33 vjeç, banues në Velipojë
– G. D., 27 vjeç, banues në Mamurras, si dhe u shpall në kërkim shtetasi:
– R. M., 30 vjeç, banues në Kamëz

Gjatë ndalimit, policia ka sekustruar dy bagëti dhe 3 automjete, me të cilat kryenin vjedhjet e bagëtive. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Njoftimi i policisë:

Kamëz
Arrestohen tre shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër për vjedhje në bashkëpunim të bagëtive të trasha. Zbardhen dhe një sërë vjedhjesh të tjera në fushën e pronës, të kryera po nga këta shtetas.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy bagëti të trasha dhe automjete.
Shërbimet e Policisë Kamëz arrestuan shtetasit:
– A. M., 25 vjeç, banues në Kamëz
– B. Z., 33 vjeç, banues në Velipojë
– G. D., 27 vjeç, banues në Mamurras
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:
– R. M., 30 vjeç, banues në Kamëz

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin më 13 mars 2019, në Zall-Herr i kanë vjedhur dy bagëti të trasha shtetasit A. N.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas në harkun kohor janar 2018-mars 2019 kanë kryer një sërë vjedhjesh ku kanë vjedhur 18 bagëti të trasha.
Në momentin e arrestimit Policia iu ka gjetur dy bagëti të trasha të cilat këta shtetas i kishin vjedhur.

Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre automjete.
Vijon puna në bashkëpunim me Policitë e qarqeve të tjera për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim kamez vjedhje bagetive arrestim kamez vjedhje bagetive

Sondazh

Poll