Aktualitet

Mbledhja e KLP, votohet unanimisht hapja e garës për Prokurorin e Përgjithshëm dhe SPAK

19 Mars 2019, 09:23 Nga DOSJA
Mbledhja e KLP, votohet unanimisht hapja e garës për Prokurorin e

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar me votë unanime hapjen e garës për kreun e ri të Prokurorisë së Përgjithshme si dhe Rregulloren mbi Kriteret dhe Procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë SPAK.

Sipas KLP, rregullorja parashikon 4 kriteret kryesore për vlerësimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm: kriteri profesional, kriteri moral dhe te integritetit, vleresimi organizativ dhe drejtues dhe elemente shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencore).

Në mbledhjen që po zhvillohet pa praninë e mediave dhe që ka nisur që në orën 10:00 është diskutuar për sistemin e vlerësimit dhe mënyren e pikëzimit të kandidatëve për SPAK.

Po ashtu mësohet se në mbledhje është thënë se SPAK kërkon prokurorët më të aftë, ndërsa rregullorja garanton 6 javë kohë për shqyrtimin e kandidaturave.

Rregullorja përcakton se 2 javë pas përfundimit të shqyrtimit të dosjeve të kandidatëve, zhvillohet intervista me të kualifikuarit. Themelimi i SPAK do të çojë në zgjedhjen e kreut të kësaj strukture, që do të votohet nga prokurorët e kualifikuar.

Gjatë mbledhjes së sotme, KLP ka përcaktuar vendin e praktikës profesionale për kandidatët për magjistratë. Sipas KLP, vendi ku do të zhvillohet praktika e kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës është Prokuroria e Shkallës se Parë Tiranë.

Në vijim është miratuar kërkesa e prokurores Pranvera Pustina për angazhim në mësimdhënie jo më shumë se 2 orë në javë, si veprimtari jashtë funksionit si magjistrate.

Dje Dosja.al zbardhi edhe axhendën e KLP-së.  (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anëtarët e spak mbledhja pa kamera mblidhet klp zgjedhja e kryeprokurorit të ri anëtarët e spak mbledhja pa kamera mblidhet klp zgjedhja e kryeprokurorit të ri

Sondazh

Poll