Aktualitet

“Na ke helmuar me gaz”, të rinjtë e FRPD i sulen Lleshajt, ministri: Duhet të flasim (VD)

19 Mars 2019, 10:24 Nga DOSJA
“Na ke helmuar me gaz”, të rinjtë e FRPD i sulen Lleshajt,

DURRES- Vizita e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në Universitetin “Aleksandër Moisiu” nuk është pritur mirë. Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ka replikuar me ministrin Sandër Lleshaj, dhe i ka kujtuar hedhjen e gazit në protestë.  Lleshaj iu është përgjigjur duke thënë se duhet të komunikojë me studentët, ndërkohë që studentë dhe anëtarë të FRPD në kor i janë përgjigjur: Turp, turp, turp.

Debati i plotë:

Sandër Lleshaj: Cfarë do doje prej meje?

Qytetari: Për çfarë keni ardhur këtu, ju nuk ju takon me ardh në asnjë vend të Shqipërisë, jeni qeveri ilegjitime, vini këtu dhe e morëm vesh një orë përpara se ka ardh ministri, a thu se ka ardh shërbimi sekret?

Lleshaj: Ju e caktoni kur vij une e kur nuk vij unë?

Qytetari: Nuk e caktoj unë, unë duhet ta di

Lleshaj: Kush jeni ju?

Protestuesi: Jeni qeveri ilegjitime. Unë jam Ndrec Pjetri, qytetar i këtij vendi, që ti me ke helmu mu, a je ministri Brendshëm me ke hedh gaz

Lleshaj: Duhet të komunikojmë

Qytetari: Cfarë të komunikojmë, çfarë do bëjnë do na arrestojnë këta shoqëruesit tuaj?
Protestuesit në kor: turp, turp, turp

Qytetari tjetër: Kam unë ca pyetje, ke qenë këshilltar sigurie për Kryeministrin. Po deshi, tani po doni ta takojmë. Po ashtu, duam të hyjmë në mësim. 

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lleshaj ne durres ndrec pjetraj sander lleshaj lleshaj ne durres ndrec pjetraj sander lleshaj

Sondazh

Poll