Aktualitet

Berisha: Përplasje me armë zjarri mes dy biznesmenëve në Tiranë, plagosen 3 persona

19 Mars 2019, 10:15 Nga DOSJA
Berisha: Përplasje me armë zjarri mes dy biznesmenëve në

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme një ngjarje të rëndë, që sipas ish-kryeministrit ka ndodhur në rrugën “Babë Rexha” në Tiranë.

Ish-kryeministri ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që thotë se dy biznesmenë të fushës së ndërtimit janë përplasur me armë me njëri-tjetrin. Nga të shtënat, 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Reagimi i plotë:

Narkopolicia fsheh krimin!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Prsh Doktorr! Ju bej me dije per nje ngjarje te rende qe ka ndodhur para tre ditesh ne Tirane ne rrugen Bab Rexha dy bisnesmene ndertues njeri nga tepelena dhe tjetri nga burreli ne konfliktin mes tyre jane plagosur tre persona me arme zjarri dhe policia nuk jep asnje informacion per ngjarjen mbahet sekret kjo eshte policia e narkoshtetit!

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet perplasje me arme zjarri plagosje ne tirane sali berisha perplasje me arme zjarri plagosje ne tirane sali berisha

Sondazh

Poll