Bota

Koronavirusi në Itali/ Instituti ‘Migal’ Izraelit: Jemi afër vaksinës, Lëvizja e prindërve në Lombardi: Nuk do ta bëj

9 Mars 2020, 10:17 Nga DOSJA
Koronavirusi në Itali/ Instituti ‘Migal’ Izraelit: Jemi

ITALI– Grupet e ekspertëve në Izrael rreth 10 ditë më parë deklaruan se vaksina kundër koronavirusit mund të jetë për të  paktën 3 javë.

Sipas Institutit Izraelit Galilee Reasearch (Migal) në Izrael u njoftua se kanë arritur “rezultate shkencore” që mund të “çojnë në krijimin e shpejtë të një vaksine kundër koronavirusit”.

Kompania me bazë në Torino e specializuar në testimin kundër virusit deklaroi: Dy javë super punë

Vetë ‘Migal’ tha disa ditë më parë se “kjo mundësi është identifikuar si një nënprodukt i zhvillimit të një vaksine kundër Ibv (virusi infeksion i bronkitit), një sëmundje që prek shpendët, efektiviteti i të cilave është demonstruar në studimet klinike të kryera në vetë Institutin izraelit.

Sfidat që shtohen rrugës

Migal, pasi ka bërë “modifikimet e nevojshme gjenetike për të përshtatur vaksinën me Covi-19 (lloji i koronavirusit njerëzor), është duke punuar për të marrë miratimet e sigurisë që do të lejojnë testet ‘in vivo’ dhe të lejojë fillimin e prodhimit të një vaksine për luftën kundër koronavirusit ”.

Nga hulumtimi Instituti deklaroi se është zbuluar që koronavirusi i shpendëve ka një ngjashmëri të lartë gjenetike me virusin që ka prekur njerëzit Covid-19 dhe që përdor të njëjtin mekanizëm infeksioni, është një fakt që rrit mundësinë e krijimit të një vaksine efektive njerëzore në një periudhë të shkurtër kohore.

 

Coronavirus, “Lëvizja e prindërve në Lombardi” : Vaksina? Ne nuk do ta bëjmë atë

Por ndërkohë që e gjithë bota kërkon të krijohet sa më parë vaksina kundër koronavirusit, ka shumë njerëz në Itali që nuk dëshirojnë të marrin këtë vaksinë edhe nëse krijohet. Ka edhe disa njerëz që nuk u besojnë vërtet vaksinave. Ata thonë se më mirë të vdisnim sesa të vaksinohemi. Disa ditë më parë në një intervistë dy përfaqësuese të ‘Lëvizjes së Prindërve në Lombardi’, kanë bërë këtë deklaratë që u bë shumë virale për shkak se thanë që nuk do të marrin vaksinën edhe nëse krijohet.

“Ne besojmë se vaksina nuk është përgjigja adekuate dhe nuk do të vaksinohemi. Ne nuk duam të detyrohemi të vaksinohemi. Ekzistojnë shumë hipoteza nëse është krijuar thjeshtë për të shitur vaksinën, apo është një sulm ekonomik.”-shprehen ato.

 

Koronavirusi nga dita në ditë po prek çdo shtet në botë ku deri më tani janë regjistruar 3821 viktima dhe 108,000 të infektuar nga koronavirusi në rang global. Mes viktimave dhe të infektuarve në botë shumica më e madhe janë të regjistruara në Kinë. Italia tashmë është renditur si vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë pas Kinës me 366 viktima. Viktima janë shënuar në Iran, Korenë e Jugut, Britani, Francë, dhe Gjermani. Koronavirusi ka prekur ditën e sotme edhe Shqipërinë ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, të cilët vinin nga Italia.

Burimi:  lastampa.it 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota izrael koronavirusi ne itali vaksina kunder koronavirusit izrael koronavirusi ne itali vaksina kunder koronavirusit

Sondazh

Poll