Politike

Masat kundër koronavirusit, Qeveria mblidhet nesër në orën 09:00. PD kërkon shpalljen e emergjencës

8 Mars 2020, 16:58 Nga DOSJA
Masat kundër koronavirusit, Qeveria mblidhet nesër në orën

TIRANË- Këshilli i Ministrave do të mblidhet nesër në një takim të jashtëzakonshëm për masat kundër koronavirusit. Në një kohë kur virusit COVID 19 është duke iu afruar Shqipërisë, qeveria shqiptare do zhvillojë një takim informues ku sipas burimeve mbledhja do zhvillohet në orën 09:00.

Mësohet se ministrat përgjegjës për masat kundër virusit vdekjeprurës do raportojnë para Kryeministrit. Nuk dihet ende se çfarë vendimi do merret nesër, pasi nga qeveria s’ka ende një njoftim. 

Takimi bëhet në një kohë kur nga opozita është kërkuar shpallja e gjendjes së emërgjencës. Ishte ish-deputeti i PD, Tritan Shehu, i cili sot në një reagim në Facebook kërkoi që qeveria të merrte masa të menjëhershme.

Po ashtu dhe Presidenti Ilir Meta kërkoi sot që të merren masa parandaluese nuk COVID 19. Meta në një reagim publik i bënte apel institucioneve që të shtonin vigjilencën dhe të kishte monitorim 24 orë në 24, që vendi të ishte i përgatitur në rast se virusi prekte Shqipërinë.

Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3600 viktima dhe mbi 105 mijë njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar qindra mijëra të tjerë. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia, e cila ka izoluar tërësisht rajonin e Lombardisë. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Shënohet viktima e parë edhe në Amerikën e Jugut. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike frika nga koronavirusi masat kunder covid 19 mbledhja e qeverise frika nga koronavirusi masat kunder covid 19 mbledhja e qeverise

Sondazh

Poll