Aktualitet

Koronavirusi/ Dogana e Hanit të Hotit i kundërpërgjigjet qeverisë: 28-vjeçari ka hyrë nga Muriqani

9 Mars 2020, 09:07 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Dogana e Hanit të Hotit i kundërpërgjigjet

Tiranë- Dogana e Hanit të Hotit ka hedhur poshtë njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, se 28-vjeçari i infektuar me koronavirus ka hyrë në vendin tonë nga kjo pikë kufitare. Në një reagim dogana sqaron se 28-vjeçari, ka hyrë nga pika e Muriqanit në vendin tonë.

 “Dogana e Hanit te Hotit deri tani rrezon deklaratën e Ministrisë se Shëndetësisë. Shtetasi 28 vjeçar, për te cilin ministria ka dhëne emrin nuk rezulton se ka kaluar ne doganën e Hanit te Hotit, por atë te Muriqanit. Po ashtu babai i tij nuk rezulton i regjistruar as në Murriqan as në Hanin e Hotit. Efektivet e shërbimit në piken e Hanit te Hotit prej 4 orësh kane kontrolluar sistemin por nuk rezulton. Madje sistemi është kontrolluar qe nga data 19 shkurt dhe nuk ka asnjë person me atë emër. Shtetasi P.K, 28 vjeç rezulton qe ka hyre drejt Shqipërisë nga Murriqani ndërsa babai nuk rezulton i regjistruar ne asnjë prej doganave. 28 vjeçari është larguar nga Shqipëria ne janar dhe është rikthyer ne 26 shkurt”, bën të ditur Dogana e Hanit të Hotit.

Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Dy pesonat e infektuar janë V.K dhe P.K, përkatësisht 54 dhe 28 vjeç. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë,  dy personat e infektuar ndodhen në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Në karantinë janë futur edhe të afërmit dhe dy personave të infektuar. Rama deklaroi sot se institucionet shkollore do të mbyllen për 2 javë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll