Aktualitet

2 rastet me koronavirus në Shqipëri, ministrja Ogerta Manastirliu: I riu erdhi nga Italia që me 26 shkurt, infektoi edhe të

9 Mars 2020, 08:37 Nga DOSJA
2 rastet me koronavirus në Shqipëri, ministrja Ogerta Manastirliu: I

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije detaje të reja lidhur me të riun që infektoi të atin dhe shënuan dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Manastirliu se i riu i infektuar ka ardhur nga Italia më 26 shkurt dhe ka hyrë nga dogana e Hanit të Hotit dhe si pasojë ka infektuar edhe të atin.  

“I riu i infketuar me koronavirus ka hyrë më 26 shkurt, ndërsa babai është një rast i lidhur me të. Është kontaktuar 127. Babë e bir kanë pasur shenjë klinike. Pas daljes së rezultateve ekipi ka bërë izolimin e kontakteve të ngushta. Kanë marrë mostrat e kontakteve, dhe kontaktet e tyre të ngushta janë izolouar. Të dy po marrin shërbim në QSUT. Dua të bëj disa thirrje. i bëj thirrje qytetarëve për qetësi. Mjekët dhe infermierët po i përgjigjen situatës. Kam thirrje për personat që kontaktohen nga epiket tona: të bashkëpunojnë për të mirën e tyre dhe të të afërmve. Jini racionalë se mjekët janë në krye të detyrës. Çdo qytetar do të informohet për masat. Përsëris thirrjen për qytetarët që nëse kanë simptoma të ngjashme të marrin në numrin 127. Qytetarët të mos vijnë në spital pa masur shenja apo pa marrë më parë 127. E them edhe njëherë, virusi nuk shpërndahet nëpërmjet ajrit por kontaktit,”-tha ministrja në mbledhjen e qeverisë.]

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot qeverinë ku kanë bërë me dije masat e marra pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në vend. Rama tha se do mbyllen shkollat, nuk do lejohen aktivitete masive dhe do anulohen udhëtimet me zonën e kuqe në Itali deri në 3 prill. Nga ana tjetër, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se fondi për të përballuar situatën është 400 mln Lekë dhe nuk do ketë më eksporte të barnave.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Mars 2020, 07:48

Koronavirusi ka mbërritur në Shqipëri, pasi ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy rastetet e para. Në një lidhje telefonike për “Abc-ja e mëngjesit”, mjeku infe...