Aktualitet

Koronavirusi/ Rama thirrje mediave: Në këtë situatë duhet të jemi aleatë, mos përhapni panik

9 Mars 2020, 08:29 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Rama thirrje mediave: Në këtë situatë duhet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë i bëri thirrje mediave që të mos përhapin panik. Në fjalën e tij, para ministrave të kabinetit, Rama theksoi se të gjithë duhet të jemi bashkë kundër koronavirusit.

“Është betejë e përbashkët mes shtetit, qytetarëve,  përballë fenomenit kërcënues. Ekipet e mjekëve që do të ndjekin rastet janë përcaktuar. Në fund dëshiroj të bëj një thirrje për të gjitha mediet. Në këto momente është një përgjegjësi e madhe për të gjithë mediet, mediet të vetëpërmbahen dhe të kenë vetëdijen se në këtë situatë armiku më kërcënues nuk është koronavirusi, por paniku, që stimulohet nga lajme të rreme, komente të pacertifikuara. Besoj në këtë moment të githë duhet të jemi aleatë. Por, dhe këtu po e mbyll duke ia dhënë fjalën ministres së Shëndetësisë, ju them të gjithë qytetarëve, se faktet që bazohen në raporte konkrete, nuk është murtaja e mesjetës. Mos harroni se në vitin 2008-2009 ka pasur një epidemi që ka marrë gjysmë milioni njerëz, jemi para diçkaje të panjohur që implikon faktin, që bota nuk e ka sot një vaksinë ndaj këtij virusi. Kjo është një epidemi që duhet ta përballojmë siç po e përballojnë shumë vende të tjera. Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj riskut”,  u shpreh Rama. 

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot qeverinë ku kanë bërë me dije masat e marra pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në vend. Rama tha se do mbyllen shkollat, nuk do lejohen aktivitete masive dhe do anulohen udhëtimet me zonën e kuqe në Itali deri në 3 prill. Nga ana tjetër, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se fondi për të përballuar situatën është 400 mln Lekë dhe nuk do ketë më eksporte të barnave.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Mars 2020, 07:48

Koronavirusi ka mbërritur në Shqipëri, pasi ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy rastetet e para. Në një lidhje telefonike për “Abc-ja e mëngjesit”, mjeku infe...