Koronavirusi/ Manastirliu: Ndalohen të gjitha vizitat e familjarëve në spitale, personat që vijnë nga vendet e prekura dhe
9 Mars 2020, 08:46Nga DOSJA
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministrja Ogerta Manastirliu ka deklaruar se të gjithë personat që vijnë nga ‘zona e kuqe’ në Itali duhet pajetër të vetëkarantinohen, se përndryshe do të përballen me ligjin. Ministrja shtoi se është marrë vendimi që të ndalohen eskportet e barnave dhe paisjeve mjekësore. Gjithashtu ajo shtoi se të afërmit e personave të sëmurë nuk do të lejohen të futen në spitale.
“Vetëkarantinim e detyryar për ata persona që vijnë nga zona e kuqe. Moszbatimi i urdhërit është i dënueshëm me ligj. Po ashtu kemi marrë vendimin për ndalimin e eskportit të barnave dhe paisjeve mjeksësore. Transporti i tyre do të kryhet me një udhër të posaçëm. Në ambientet e shërbimeve të urgjecës mjekësore ndalohet hyrja e familjarëve. Në ambientetet e shërbimit spitalor ndalohet hyrja e shoqëruesve, vetëm në raste të veçanta kur do të ketë një urdhër. Këtë vendim ne e kemi marrë për situatën e koronavirusit. 400 milionë lekë që vijnë për mbështjen e situatës për koronavirusin, do të shkojnë për rritjen e sotkut të paisjeve personale. Një ndër pikat më të rëndësishme te punës tonë, ka qenë marrja e masave për mbrojtjen e personelit , do ju sigurojmë ata që janë të mbrojtur”, u shpreh ministrja Ogerta Manastirliu.
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sotqeverinë ku kanë bërë me dije masat e marra pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në vend. Rama tha se do mbyllen shkollat, nuk do lejohen aktivitete masive dhe do anulohen udhëtimet me zonën e kuqe në Itali deri në 3 prill. Nga ana tjetër, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se fondi për të përballuar situatën është 400 mln Lekë dhe nuk do ketë më eksporte të barnave.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije detaje të reja lidhur me të riun që infektoi të atin dhe shënuan dy rastet e para me k...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë i bëri thirrje mediave që të mos përhapin panik. Në fjalën e tij, para ministrave të kabinet...
TIRANË– Koronavirusi i përhapur para tre muajsh në Kinë ditën e sotme ka prekur edhe Shqipërinë ku janë konfirmuar me virus. Por duke parë bilancet e vende...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një mbledhje të jashtëzakonshme me kabinetin qeverisës, ka bërë me dije se të gjitha instancat përkatëse kanë marrë masat ...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë, për përhapjen e koronavirusit në vendin tonë, ka deklaruar se shqiptarët duhet të ruajnë qetësi...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë detaje lidhur me parashikimin e motit në vend. Sipas IGJEUM, ditën e sotme priten ...
Tiranë- Shënohen dy rastet e para e koronavirus në Shqipëri. Mjeku Tritan Kalo në një postim në Facebook ka dhënë 10 këshilla sesi duhet të mbrohemi nga virusi...
Aktualitet 9 Mars 2020, 07:48
Koronavirusi ka mbërritur në Shqipëri, pasi ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy rastetet e para. Në një lidhje telefonike për “Abc-ja e mëngjesit”, mjeku infe...
TIRANË- Qeveria Shqiptare ka akorduar sot një fond prej 400 milionësh lekë për të përballuar sitatën e koronavirusit. Kjo masë e qeverisë është bërë publik...