Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri/ Rama thirrje të rinjve: Shmangni klubet e natës, kush vjen nga ‘zona e kuqe’ të vetëkarantin

9 Mars 2020, 09:00 Nga DOSJA
Koronavirusi në Shqipëri/ Rama thirrje të rinjve: Shmangni klubet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të shmangin klubet e natës, si masë parandaluese për mospërhapjen e koronaviusit. Sipas tij, mosha më problematike nuk janë të rinjtë, por ata mund të takojnë të moshuar dhe t’i infektojnë gjithashtu me virusin vdekjeprurës.

“Shmangni klubet e natës, se aty ka kontakte.  Nuk janë në rrezik të rinjtë por personat që ato do të kontaktojnë më pas. Të mos i takojmë të moshuarit. I lutemi të gjithë njerëzve se nuk ka nevojë që të shkojnë në spital për të kuptuar janë apo jo të prekur, mjafton që të marrin në telefon nr 127. Në këtë numër ka konsulta, se ka mjekë dhe infermierë. E fundit, disiplina e gjithësecilit për t’u vetëkarantinuar. Mbyllja e kufijve nuk është një opsion dhe nuk të çon askund. Murtaja e shekullit të 15 përfshiu gjithë globin dhe nuk kishte as avionë e as tren. E rëndësishme është që nëse dikush vjen nga një zonë e kuqe të vetëkarantinohet. Kërkon vetëm pak disiplinë.”, u shpreh kryeminstri Edi Rama. 

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot qeverinë ku kanë bërë me dije masat e marra pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në vend. Rama tha se do mbyllen shkollat, nuk do lejohen aktivitete masive dhe do anulohen udhëtimet me zonën e kuqe në Itali deri në 3 prill. Nga ana tjetër, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se fondi për të përballuar situatën është 400 mln Lekë dhe nuk do ketë më eksporte të barnave.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin

Sondazh

Poll