Aktualitet

Koronavirus, Rama: Mbyllen shkollat, pezullohen fluturimet drejt Italisë së Veriut. Gjobiten ata që nuk karantinohen

9 Mars 2020, 07:16 Nga DOSJA
Koronavirus, Rama: Mbyllen shkollat, pezullohen fluturimet drejt Italisë

TIRANË- Qeveria Shqiptare ka akorduar sot një fond prej 400 milionësh lekë për të përballuar sitatën e koronavirusit. Kjo masë e qeverisë është bërë publike në një mbledhje të jashtëzakonshme pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para ministrave ka bërë thirrje për qetësi dhe njerëzit të mos përfshihen nga paniku. Kreu i qeverisë ka shtuar se do të anulohen të gjitha fluturimet me Italinë dhe të gjitha zonat e tjera të kuqe, shkollat do të mbyllen për dy javë dhe çdo aktivitet me shumë njerëz do të anulohet deri në 3 prill.

Nga ana tjetër ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se të gjithë personat që vijnë nga vendet e prekura nga koronavirusi duhet të vetë karantinohen dhe të gjithë ata që nuk e zbatojnë këtë masë do përballen me ligjin. Po ashtu ajo bëri me dije se është ndaluar eksporti i të gjitha barnave, dhe një gjë e tillë do bëhet vetëm me urdhër të posaçëm nga ministri i Shëndetësisë.

Manastirliu ka treguar sot dhe masën tjetër të qeverisë, që ndalon të gjitha vizitat e familjrarëve në spitale dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kur dyshojnë se janë të infektuar të mos shkojnë në spital, por të telefonojnë numrin 127.

Mbledhja urgjente e qeverisë u zhvilluar aps konfirmimit të 2 rasteve të para me koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë në orët e para të datës 9 mars në një njoftim për mediat bëri me dije se janë identifikuar dy rastet e para të infektuar me COVID-19 dhe ata janë babë e bir, V.K dhe P.K. dhe kanë hyrë në Shqipëri që në datën 26 shkurt.

Një ditë më parë Partia Demokratike me anë të ish-deputetit, Tritan Shehu kërkoi nga qeveria shpalljen e gjendjes së emergjencës kombëtare dhe marrjen e masave të menjëhershme. Po ashtu dhe Presidenti Ilir Meta kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të merrnin masa të menjëhershme për përballimin e situatë dhe të kishte një moniorim 24 orë në 24.

(J.V. K.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dy te infektuar me koronavirus ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin ogerta manastirliu dy te infektuar me koronavirus ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin ogerta manastirliu

Sondazh

Poll