Aktualitet

Gjashtë raste me koronavirus në Shqipëri. “Pacienti 0” erdhi nga Italia, infektoi edhe familjarët. Ministria: Janë ‘i

8 Mars 2020, 23:44 Nga DOSJA
Gjashtë raste me koronavirus në Shqipëri. “Pacienti

TIRANË- Konfirmohen gjashtë rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Në orët e para të mëngjesit të sotëm Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë dy persona të infektuar me koronavirus, të cilët erdhën në Shqipëri nga Italia dhe janë pacientë zero. Në një reagim të dytë ministria ka bërë me dije se vetëm djali ka ardhur nga Italia nga pika kufitare e Muriqanit dhe ai ka infektuar dhe babanë e tij.  Ogerta Manastirliu, thanë se në Shqipëri kishte hyrë djali 28-vjeçar, që më 26 shkurt me makinë private dhe vetëm mbrëmë kishte shfaqur komplikacione.

Të infektuarit janë shtetasit me iniciale V.K dhe P.K ndodhen në spitalin infektiv në QSUT në gjendje të stabilizuar. Bashkë me ta janë vendosur në karantinë edhe të afërmit e tyre dhe persona që kanë pasur kontakt me ta kohët e fundit. 

Gjithashtu në një tjetër njoftim Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se katër persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv në analizën e bërë për Covid-19, tre prej të cilëve janë nga e njëjta familje me dy të karantinuarit. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë edhe pse tashmë Shqipëria është futur në hartën e vendeve të prekura dhe të zbatojnë rigorozisht rregullat e higjenës. Ndërkohë qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.

(K.M. A.B. J.V./F.M/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dy te infektuar me koronavirus ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi ogerta manastirliu tirtan kalo dy te infektuar me koronavirus ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi ogerta manastirliu tirtan kalo

Sondazh

Poll