Aktualitet

Dy të infektuar me koronavirus në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë: Janë babë e bir, kanë ardhur nga Firence, gjendja

9 Mars 2020, 06:09 Nga DOSJA
Dy të infektuar me koronavirus në Shqipëri/ Ministria e

Tiranë- Babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28 vjeç janë dy personat e infektuar me koronavirus, të cilët ndodhet në spitalin infektiv në QSUT.  Ministria e Shëndetësisë njofton se gjendja e tyre është e stabilizuar.  Babë e bir kishin qëndruar disa ditë në Firence, ku aty dyshohet se janë infektuar  dhe më pas kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale. Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP. Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv. Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve.

Lajmi se në Shqipëri janë dy persona të infektuar me koronavirus,  u dha në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ministria e Shëndetësisë bëri thirrjen që qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dy te infektuar me koronavirus ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi dy te infektuar me koronavirus ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll