Bota

Eksperti kryesor i koronavirusit në Kinë: Numri i rasteve të përditshme në Wuhan mund të bjerë në zero këtë muaj

8 Mars 2020, 09:36 Nga DOSJA
Eksperti kryesor i koronavirusit në Kinë: Numri i rasteve të

KINË– Një ekspert kryesor i koronavirusit në Kinë ka pretenduar se numri i infeksioneve të përditshme në epiqendrën e virusit vedkjeprurës në Wuhan mund të bjerë në zero deri në fund të marsit.

Bëhet fjalë për Prof. Zhang Boli, një anëtar i ekipit të ekspertëve të caktuar nga Pekini për të trajtuar krizën shëndetësore.  Gjithashtu ai sugjeroi që rritja e përditshme ka të ngjarë të ndalet në pjesët e tjera të Provincës Hubei që nga fillimi i javës tjetër.

Hubei, përfshirë edhe Wuhanin e populluar, kanë qenë të izoluar për më shumë se një muaj në mënyrë që shmangnin përhapjen e koronavirusit.

Ai i ka bërë këto deklarata gjatë një interviste të martën me People’s Daily.  Ndër të tjera ai shtoi: Shpresojmë që çështjet e reja të kthehen në zero në Ëuhan deri në fund të marsit. Duke gjykuar nga zhvillimi i përgjithshëm i epidemisë, kjo është situata. Por nuk është e përcaktuar. Ndonjëherë do të ketë akoma disa raste.

Pavarësisht se ai mendon e beson se koronavirusi do të mund të zhduket deri në fund të prillit, ai i bëri thirrje publikut që të vazhdojë të mbajë maska për fytyrën, si një mënyrë për të parandaluar virusin vdekjeprurës.

“Edhe nëse rastet ditore bien në zero në të gjithë vendin, ne duhet zbatojmë rregullat, të shmangim tubimet, vendet me shumë njerëz, larjen e duarve shpesh dhe veshjen e maskave të fytyrës për disa kohë.”- u shpreh ai.

Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3599 viktima dhe mbi 105 mijë njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar qindra mijëra të tjerë. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia, e cila ka izoluar tërësisht rajonin e Lombardisë. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Shënohet viktima e parë edhe në Amerikën e Jugut. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota eksperti kryesor i koronavirusit koronavirusi në kinë wuhan eksperti kryesor i koronavirusit koronavirusi në kinë wuhan

Sondazh

Poll