Bota

“Sikur jeni me pushime”, mjeku gjerman qetëson qytetarët e panikosur nga koronavirusi, si ta quani ndryshe karantinën

7 Mars 2020, 19:32 Nga DOSJA
“Sikur jeni me pushime”, mjeku gjerman qetëson qytetarët e

GJERMANI– Një mjek gjerman, Wolfgang Wodarg është shprehur se njerëzit nuk duhet të kenë më frikë apo panik nga koronavirusi, diçka që tashmë është përhapur në masë. Sipas “Bild, Wolfgang Wodarg ka bërë një thirrje të fortë që të mos përhapet më panic, madje ai ka shtuar se gjërat duhen shmangu pa alarm.

Nëse keni panik ose frikë mendoni thjesht se do të rrini 14 ditë në shtëpi. Mendoni sikur jeni me pushime. Kjo mund të jetë një barrierë shumë e mirë kundër përhapjes së koronavirusit,”– mësohet të ketë thënë mjeku sipas “Bild”.

E njëjta medie shkruan se doktori është shprehur se njerëzit duhet t’i jetojnë ditët ashtu si më pare, jo me frikë me panik. Mjekët gjermanë thonë se në vendin e tyre rreziku nuk është aq i madh sa të arrihet në izolimin e vendit apo në mbylljen e shkollave.

Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3,449 viktima dhe 102,242 njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar 57,624 persona. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia. Në Angli numri i të infektuarve ka shkuar në 164 dhe kanë humbur jetën dy persona.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani wolfgang wodarg koronavirusi ne gjermani wolfgang wodarg

Sondazh

Poll