Bota

Mijëra vende pune në linjat ajrore rrezikojnë të mbyllen si shkak i koronavirusit

8 Mars 2020, 09:02 Nga DOSJA
Mijëra vende pune në linjat ajrore rrezikojnë të mbyllen si

TIRANË– Trafiku i pasagjerëve të linjës ajrore po bëhet gjithmonë e më i madh në të gjithë botën për shkak të koronavirusit. Kjo do të thotë se dhjetëra mijëra punëtorë të linjës ajrore me shumë gjasa së shpejti do të mbeten pa punë, të paktën përkohësisht.

Linja ajorore tashmë  është  duke rregulluar stafin e saj, duke u kërkuar punonjësve të marrin pushime me pagesa të reduktuara. Deri më tani, shkurtimet e vendeve të punës në kompaninë ajrore nuk kanë qenë të përhershme. Por disa ndërmarrje kanë ngrirë punësimet.

“Kompanisë ajrore do t’i duhet të bëjë diçka të tillë.”-  tha këshilltari i linjës ajrore Michael Boyd. Është thjesht një planifikim i mirë.

Transportuesi me qendër në Hong Kong Cathay Pacific është shembulli më ekstrem deri më tani. Ai shkurtoi përkohësisht fluturimet me 40%, dhe kërkoi nga të gjithë 33,000 punonjësit e saj që të regjistroheshin vullnetarisht për tre javë pushim të papaguara diku para fundit të qershorit.

Lufthansa, e cila të premten njoftoi një rënie të kapacitetit 50% atë javët e ardhshme, tha se është në bisedime me sindikatat e saj në lidhje me mënyrën për të shmangur pushimet nga puna, përfshirë orët e reduktuara për stafin. Tashmë ishte që punonjësit të marrin leje pa u paguar.

Efektet e këtyre ndryshimeve operacionale kanë rezultuar në më shumë burime sesa kërkohen në fusha të caktuara të biznesit për kërkesat tona të ditës.” –tha linja ajorore në një deklaratë. Ndër të tjera shtoi se dëshiron të mbrojë fuqinë punëtore dhe të kufizojë shpërthimin e koronavirusit, por do t’i lejojë punonjësit të marrin “leje vullnetare pa pagesë” për një muaj.

Në fillim të kësaj jave, United Airlines (UAL) dhe JetBlue (JBLU) të dy këto kompani ajrore njoftuan shkurtime në oraret e tyre për shkak të kërkesës së ulët, duke deklaruar se do të bëjnë një riorganizim të stafit.

Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3599 viktima dhe mbi 105 mijë njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar qindra mijëra të tjerë. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia, e cila ka izoluar tërësisht rajonin e Lombardisë. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Shënohet viktima e parë edhe në Amerikën e Jugut. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jetblue koronavirusi ne bote linjat ajrore lufthansa united airlines jetblue koronavirusi ne bote linjat ajrore lufthansa united airlines

Sondazh

Poll