Aktualitet

Vetëm 5 muaj në detyrë, shkarkohet drejtori i Burgjeve Stefan Çipa, në vend të tij kreu i AKU-së

6 Shkurt 2019, 07:11 Nga DOSJA
Vetëm 5 muaj në detyrë, shkarkohet drejtori i Burgjeve Stefan

TIRANË- Pas vetëm 5 muajsh në krye të detyrës, Drejtori i Burgjeve, Stefan Çipa është shkarkuar nga detyra. Ai është emëruar në krye të Entit Kombëtar të Banesave.

Vendimi për shkarkimin dhe emërimin e tij në detyrën e re është marrë ditën e djeshme, ndërsa detajet e shkarkimit pritet që të bëhen publike sot.

Burime të dosja.al bëjnë me dije se në vend të tij është emëruar drejtori i AKU-së, Agim Ismaili. Ismaili u emërua në krye të AKU-së më 4 tetor 2017, pas shkarkimit të Dritan Sejkos. 

Çipa u emërua në datë 3 shtator të vitit të kaluar në vendin e Arben Çukos, i cili u arrestua më datë 21 tetor të vitit të shkuar.

Çuko akuzohet për korrupsion, dhe favorizimin e disa prej të dënuarve VIP. Dyshohet se merrte 1500-3000 euro kundrejt lejeve ndaj të burgosurve.

Në vend të tij u emërua Stefan Çipa, i cili  ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme si kryebashkiak i Sarandës në vitin 2011 dhe ministër i Brendshëm në 2002.

J.V/k.m./dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet agim ismaili arben cuko drejtoria e burgjeve enti kombëtar i banesave stefan çipa agim ismaili arben cuko drejtoria e burgjeve enti kombëtar i banesave stefan çipa

Sondazh

Poll