Sport

Fitore delikate në La Liga, penalltia e Messit shpëton Barcelonën

7 Mars 2020, 19:56 Nga DOSJA
Fitore delikate në La Liga, penalltia e Messit shpëton Barcelonën

Kur Leo Messi është mirë, Barcelona është gjithashtu mirë. Sot argjentinasi ndihmoi skuadrën e tij për të fituar 1-0 ndaj Real Sociedadit. Një penallti nga “Pleshti” në pjesën e dytë bëri diferencën në këtë ndeshje.

Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar mes dy skuadrave dhe gjyqtari pati plot punë, pasi ndërhyrjet ishin njëra pas tjetrës. Madje, dhe Lionel Messi u ndëshkua me karton të verdhë, në ndeshjen e tretë radhazi, diçka që nuk i kishte ndodhur asnjëherë në karrierën e tij.

Pjesa e dytë foli e gjitha për katalanasit, që arritën të shënonin golin e fitores në minutën e 81-të. Messi tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe i jep tri pikë të arta Barcelonën, që i ngjet provizorisht në krye të La Liga.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona la liga messi barcelona la liga messi

Sondazh

Poll