Sport

Dortmundi parakalon Leipzigun, fitorja me Gladbach-un shton vrullin e verdhezinjve

7 Mars 2020, 20:17 Nga DOSJA
Dortmundi parakalon Leipzigun, fitorja me Gladbach-un shton vrullin e

Borussia Dortmund sot mposhti 2-1 Borussia M’Gladbach-un. Verdhezinjtë triumfuan në këtë derbi, duke marrë tri pikë të arta. Golat nga Hazard dhe Hakimi i dhanë fitoren djemve të Favre.

Hazard shënoi në minutën e tetë të sfidës, duke përfituar nga një asist i Haaland. Belgu bëri gjithçka mirë brenda zonës dhe shënoi me të majtën.

M’Gladbach arriti të barazojë në fillimin e pjesës së dytë. Stindl shëni në minutën e 50-të, për të çuar shifrat në 1-1.

Të besuarit e Lucien Favre do të shënonin sërish në minutën e 71-të, me anë të Hakimit. Mbrojtësi mori një pasim të përkryer nga Sancho dhe i dha fitoren Dortmundit me golin e tij. Verdhezinjtë tashmë parakalojnë Leipzig dhe janë ata rivalët e drejtpërdrejtë për Bayern-in kryesues.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bundesliga dortmund haaland bundesliga dortmund haaland

Sondazh

Poll