Bota

“Kurajo të gjithëve”/ Kreu i PD-së në Itali preket nga koronavirusi, mesazhi që jep në rrjetet sociale: Jam mirë….(

7 Mars 2020, 12:24 Nga DOSJA
“Kurajo të gjithëve”/ Kreu i PD-së në Itali

ITALI- Nicola Zingaretti, guvernatori i rajonit të Lazios dhe sekretari i Partisë Demokratike në Itali, ka rezultuar i infektuar me koronavirus. Lajmin e ka dhënë vetë ai përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, të cilit i referohet edhe Ansa.

Zingaretti shprejet se është mirë, duke u dhënë kurajo njerëzve të prekur nga koronavirusi.

“Jam mirë, por do të më duhet të qëndroj në shtëpi për ditët e ardhshme” – tha Zingaretti, ndërsa shtoi se; “Nga këtu do të vazhdoj të ndjek punën që duhet të bëj. Kurajo të gjithëve, dhe shihemi së shpejti!”.

Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3,449 viktima dhe 102,242 njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar 57,624 persona. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia. Në shtetin fqinj numri i viktimave ka shkuar në 197, ndërsa të prekur rreth 4 mijë njerëz. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Serbia konfirmoi dje rastin e parë. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne itali nicola zingaretti koronavirusi ne itali nicola zingaretti

Sondazh

Poll