Bota

Ramush Haradinaj: Ministri Reka të japë dorëheqjen, ka propozuar që Serbia të marrë korridorin tranzit për në Adriatik

7 Mars 2020, 09:07 Nga DOSJA
Ramush Haradinaj: Ministri Reka të japë dorëheqjen, ka propozuar

Kosovë- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Ministri i Integrimit në Kosovë, Blerim Reka ka propozuar që me kompromis Serbia të marrë  korridorin tranzit për në Adriatik. Ai thekon se ministri duhet të japë menjëherë dorëheqjen.

“Kjo ofertë e dytë shkatërruese i mundëson Serbisë që të futet në shqiptari dhe të realizojë ëndrrën e tyre shekullore për të pushtuar tokat e arbërit. Ky Ministër duhet menjëherë të japë dorëheqje para se t’i kërkohet ajo.”, është shprehur ai.

Reagimi: 

Tashmë, ofertimi i heqjes së taksës 100% nga Qeveria Kurti pa kontratën finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues po prodhon pasojat e para. Ministri i Integrimeve Europiane Z. Reka paska propozuar kompromisin me Serbinë e që është dhënia e korridorit të tranzitit për në Adriatik apo kthimi i Kosovës në Serbi dhe hapja e rrugës që Serbia të futet edhe në Shqipëri. Kjo ofertë e dytë shkatërruese i mundëson Serbisë që të futet në shqiptari dhe të realizojë ëndrrën e tyre shekullore për të pushtuar tokat e arbërit. Ky Ministër duhet menjëherë të japë dorëheqje para se t’i kërkohet ajo. Këto deklarata dhe sjellje të rrezikshme politike të Qeverisë së Mashtrimit, njëherë me heqje të taksës e tash me ofertën e qasjes në Adriatik, prodhojnë pasoja të nënshtrimit dhe kapitullimit politik.

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës njoftoi se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë përkohësisht taksën 100% të vendosur për mallrat e që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se ky vendim është marrë për të parë reagimin e Serbisë kundrejt njohjes së Kosovës si shtet dhe do të vihet në zbatim duke filluar nga data 15 mars. Sipas Kurtit, kjo gjë do të zgjasë për një periudhë 90 ditore, deri më 15 qershor dhe nëse Serbia nuk ka reflektuar për marrëveshje me Kosovën, taksa do të rivendoset. Këtë vendim Haradianj nuk e ka mbështetur këtë vendim.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni blerim reka ramush haradinaj blerim reka ramush haradinaj

Sondazh

Poll