Bota

Haradinaj: Qeveria e mashtrimit nuk anuloi 50 mln për “Bechtel Enka”-n, por bllokimin e fshatrave të Ferizajt dhe Vitisë

7 Mars 2020, 09:28 Nga DOSJA
Haradinaj: Qeveria e mashtrimit nuk anuloi 50 mln për “Bechtel

KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se sot duke manipuluar me shifra dhe duke trumpetuar për anulimin e kinse 50 milionëve për Bechtel Enka-n, Qeveria Kurti u mundua që të mashtrojë qytetarët se shpëtoi buxhetin.

Haradinaj e ka quajtur mashtrim, duke thënë se qeveria e re anuloi vetëm mbylljen për Ferizajn dhe Vitinë.

“Për hirë të korrektësisë dhe me misionin që të tregohet e vërteta, sot Qeveria e Mashtrimit anuloi një vendim autorizim për Ministrinë e linjës që të negociojë për kyqjet në Ferizaj dhe Viti. Në vendimin e Qeverisë që unë kam drejtuar nuk ceket shuma”,  shprehet Haradinaj.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Mashtrimi i radhës i Qeverisë Kurti

Sot duke manipuluar me shifra dhe duke trumpetuar për anulimin e kinse 50 milionëve për Bechtel Enka-n, Qeveria Kurti u mundua që të mashtrojë qytetarët se shpëtoi buxhetin. Për hirë të korrektësisë dhe me misionin që të tregohet e vërteta, sot Qeveria e Mashtrimit anuloi një vendim autorizim për Ministrinë e linjës që të negociojë për kyqjet në Ferizaj dhe Viti. Në vendimin e Qeverisë që unë kam drejtuar nuk ceket shuma.

Qytetarë të nderuar Qeveria e Mashtrimit nuk anuloi 50 milion por anuloi vendimin që kishte për qëllim kyqjen e fshatrave të Ferizajit dhe Vitisë, si dhe mbikalimin e Paldenicës me Autostradēn Arbën Xhaferi. Qeveria e Mashtrimit u mundua që të na hedhë hi syve duke përdorur shifra për të anuluar një autorizim.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni autostrada arben xhaferii kompani bechtel enka ramush haradinaj autostrada arben xhaferii kompani bechtel enka ramush haradinaj

Sondazh

Poll