Bota

Përfaqësuesja e Kroacisë rezulton me koronavirus, futet në karantinë dhe anulon mbledhjen e ambasadorëve të BE-së

6 Mars 2020, 21:56 Nga DOSJA
Përfaqësuesja e Kroacisë rezulton me koronavirus, futet në

KROACI– Ambasadorja e Kroacisë në Bashkimin Europian, Irena Andrassy është futur në karantinë, pasi sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka rezultuar pozitive me koronavirus. Politico.eu shkruan se takimi i ambasadorëve të BE-së që ishte vendosur të mbahej sot dhe do të merrte pjesë edhe Andrassy, është anuluar.

Arsyeja e këtij anulimi mësohet të jetë bërë pikërisht futja në karantinë e ambasadores.

Andrassy ishte planifikuar të kryesojë takimin urgjent mbi shpërthimin e koronavirus, pasi Kroacia mban presidencën e rradhës të Këshillit. Kur u pyetën nëse ambasadorja do ta kryesojë takimin, zëdhënësja e Coreper II i Kroacisë Goranka Primc i tha: ‘Ne tani po presim. Ne nuk e dime’,”- shkruan Politico.eu.

Rasti i parë brenda Këshillit u raportua të mërkurën, para dy ditësh, teksa të njëjtat emdie shkruanin se një prej kolegëve kishte rezultuar pozitiv. Ky person, identiteti i të cilit nuk bëhet m dije, kishte zhvilluar një takim me Andrassy dhe delegatët e tjerë të jashtëm.

Globalisht, autoritetet kanë konfirmuar mbi 92,000 raste të prekura me koronavirus. Shumica e tyre – mbi 80,000 – janë në Kinë, vendin e origjinës së koronavirusit. Në të gjithë botën, mbi 3,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19. Në SHBA, numri i të vdekurve aktualisht është 12, ndërsa të infektuar janë mbi 200. Numri i viktimave në Itali ka arritur ditën e sotme në 197, ndërsa numri i të ifektuarëve ka shkuar në 3916. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni irena andrassy karantinohet ambasadorja irena andrassy irena andrassy karantinohet ambasadorja irena andrassy

Sondazh

Poll