Bota

“Kjo është e dhimbshme”/ Post Malone rrëzohet në mes të skenës, fansat të shqetësuar për reperin

7 Mars 2020, 10:49 Nga DOSJA
“Kjo është e dhimbshme”/ Post Malone rrëzohet në

SHBA- Një video e Post Malones duke rënë nga skena po bën xhiron e rrjetit, duke shqetësuar kështu edhe fansat e reperit.

Videoja e fansave, e cila besohet se është marrë në një koncert mbrëmë në SHBA është bërë virale dhe njerëzit kanë shprehur shqetësimin për gjendjen e 24-vjeçarit.

Sipas The Sun një person shkroi “Kjo është vërtetë e dhimbshme ta shohësh atë kështu dhe unë jam vërtet i shqetësuar për shëndetin e tij tani. Dikush ta ndihmojë Post Malonen”.

Ndërsa, një tjetër shkroi në Twitter:“Kush po e ndihmon Post Malonen tani?! Këto video janë të tmerrshme”.

Fansa të tjerë shkruajnë se Post Malone duhet ta anulojë turnen sa më shpejt, por ka edhe të atillë që besojnë se kjo ishte pjesë e performancës së artistit.

Reperi amerikan, emri i vërtetë Austin Post, ka folur gjithmonë haptas për konsumimin e alkoolit dhe drogës.Në një intervistë me GQ këtë muaj ai zbuloi se nuk pi më marijuanë pas një “sulmi të ankthit të shkaktuar nga i cili nuk u qetësua asnjëherë”.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota malone rrezohet ne skene post malone malone rrezohet ne skene post malone

Sondazh

Poll