Bota

Infektohet me koronavirus truproja i Matteo Salvinit në Itali, ish-ministri: Kush më uron vdekjen…

7 Mars 2020, 06:53 Nga DOSJA
Infektohet me koronavirus truproja i Matteo Salvinit në Itali,

Itali- Truproja i Matteo Salvinit, ish-ministrit të Brendshëm të Italisë është i infektuar me koronavirus. Analistat e tij kanë dalë pozitive. Menjëherë ka reaguar  Matteo Salvini në rrjetet sociale, i cili ka deklaruar se ai është mirë me shëndet e nuk ka qenë në kontakt me truprojën. Pas këtij lajmi mundet që ish-ministri italian të qëndrojë në karantinë për 40 ditë.

“Do të bëj ç’ka më këshillojnë autoritetet sanitare si çdo qytetar tjetër. Kush bën polemikë se unë jam i infektuar e më uron vdekjen nuk meriton përgjigje”, u shpteh ai.

Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3,449 viktima dhe 102,242 njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar 57,624 persona. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia. Në shtetin fqinj numri i viktimave ka shkuar në 197, ndërsa të prekur rreth 4 mijë njerës. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

Burimi: La stampa.it

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota matteo salvini matteo salvini

Sondazh

Poll